Kriza e energjisë/ Administratori i OSHEE-së injoron Bashën: Kur flet ai, fle gjumë! Thotë gjëra as në qiell e as në tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adrian Çela administratori i OSHEE-së, ka ironizuar akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me krizën e energjisë në vendin tonë.

Komenti i tij vjen, pasi Partia Demokratike pritet t’i drejtohet brenda javës Prokurorisë së Posaçme SPAK për të depozituar padinë penale për tri tenderët e fundit të blerës së energjisë. Sipas Bashës nuk ka një krizë energjie, por ka krizë, korrupsioni dhe keqmenaxhimi. Çela tha se kjo është një krizë botërore dhe se vendi jonë nuk është i shkëputur.

“Nuk kam asnjë koment për Bashën, unë fle gjumë kur flet zoti Basha, janë gjëra që s’janë as në qiell as në tokë. Gjithë këto ditë krizë menaxhimi, krizë korrupsioni. Duhet të biem dakord a ka krizë botërore energjike apo jo. Vende më të fuqishme se Shqipëria, Gjermania e tij, nëse ato janë të shkëputura nga ky realitet është tjetër diskutim. Edhe ne jemi pjesë e kësaj bote”, tha ai.

Çela po ashtu ka numëruar disa prej arsyeve që aktualisht ka një krizë energjetike në të gjithë botën dhe jo vetëm në vendin tonë.

“Arsyet janë shpjeguar, por po e them shkurt. 10% e energjisë prodhohet nga eloikët në Evropë. Parqet e mëdha kanë prodhuar 50% më pak, sepse era është më e dobët se 20 vitet e fundit. Tjetër janë politikat për energjinë e pastër, mbyllja e centraleve nukelare, masat s’u bënë në mënyrën e duhur, kërkesa pas pandemisë, dimri i fortë i vitit të kaluar që ezauroi gazin në botë. Janë disa faktorë, janë fakte nuk mund t’i mohojmë. Deri para një jave kishim kufizimin në Kinë. Në blackout është Libani, në vende të tjera është rrija tarifave çmimeve. Këtu kam dëgjuar përralla”, tha ai.

Lexo edhe :  Punimet në rrugën e Arbrit/ Devijohet qarkullimi në rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi

Sipas Çelës, ka një krizë në vendin tonë sepse kërkesa është më e madhe se oferta.

“Ne e prodhojmë energjinë hidro, por nuk do të thotë që nuk jemi importues energjie. Kemi një cikël prodhimi energjie. Nëse e marrim nga janari në dhjetor nuk të garantojnë 6 mujorin. Ne gjithmonë kemi importuar në periudha të ndryshme. Nga vjeshta dhe deri në rifillimin e reshjeve ne importojmë. Po të shohim sasitë e importit janë 1.3 terra, mW. Kërkesa është më e madhe se oferta. Kur kërkesa është më e madhe se oferta ka krizë, krizë çmimi dhe disponibiliteti”, u shpreh Çela në Open.

Të fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss & Mister Durrësi 2024

Nga Fatmir Minguli     Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk...

Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

(Rreth romanit “Përmendorja e Djallit”) Shpendi Topollaj Po të nisesh nga ngjarjet që rrokin jo vetëm një qytet tonin pas rënies së komunizmit, por krejt Shqipërinë...

Një “Engjëll” vdekje, ylli argjentinas që vriste gjithkënd me gjakftohtësi

Nga Leonard Veizi Atij i pëlqente aq shumë rreziku, sa mund të rrezikonte deri në fund pa iu dhimbsur asgjë. Nuk ish në peshore as...

Lajme të tjera

Web TV