Kriza energjetike/ Veliaj: Me aq sa e njoh unë Edin, më mirë një e vërtetë e shëmtuar që të përgatitemi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vlerësuar deklaratat paralajmëruese që bëri kryeministri Edi Rama në lidhje me krizën energjetike që sipas tij do të godasë vendin.

Veliaj tha se “me mirë të thuhet e vërteta e shëmtuar, që të përgatitemi”.

Mes të tjerash ai pohoi se Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për përballimin e çdo situate, që nga qendrat sociale, ndërsa nënvizoi faktin se në kryeqytet askush nuk e mbyll ditën pa bukë.

“Ne kemi një rrjet të mirë të organizuar, vullnetarësh por dhe punonjës. Do të hapim një qendër të re në Kombinat. Me rastin e projektit të rindërtimit, atë qendër në Kombinat po e bëjmë të bukur dhe më të madhe. Për të pasur paketa higjienike, etj. Shihni se sa është çmimi i kontejnerit në Durrës. S’ka ça bën kryeministri. Po rikthehet jeta për të kapur ritmin. Por një makinë nuk shkon nga zero në 100. Ekonomia do të marri kohë që të shkëputet. E shoh te puna jonë. Te çmimi i çelikut, i betonit, i lëndëve të para që përdoren për ndërtim. Bursa që citohej në gara ka lëvizur. Ne jemi thjesht pjesëmarrës në një ekonomi globale. S’jemi anëtarët e OPEC që të vendosim çmimin e naftës. Aq sa e njoh unë Edin, aq sa e njohim të gjithë, më mirë një të vërtetë të shëmtuar, se sa një gënjeshtër. Edhe unë duhet të përgatitemi si bashki, për mënyrën se si ngrohen çerdhet dhe kopshtet psh. Kryeministri bëri gjënë e shtrenjtë, Duhet të mendojmë për zgjedhje afatgjate.

Nëse qeveria do të mbrojë çmimin e energjisë për familjet, për 5-6 muaj, ose më pak, mos ndoshta mund të ndodh dhe në Tiranë që të aplikohet dhe makina elektrike. Mos është momenti të ndryshojmë çmimin e jetës?! Ky do të jetë një moment reflektimi, jo për të bërë vetëm subvencione. Këta që reagojnë prisja që të merrnin një qese dhe të ndihmonin kur ishte pandemia. Në disa raste kam shkuar vetë në fshatra të thella kur ishte tërmeti, dhe kam çuar ushqime. Duke sharë dhe llomotitur nuk nxjerr gjë. Kushdo që të japë një dorë të japë emrin e tij si vullnetar. E kam gjetur bashkinë e Tiranës pa asnjë mensë. Njeri pa bukë në këtë qytet nuk e mbyll ditën. Kur nuk po lëmë jabanxhinjtë që të vuaj, s’do lëmë njeri në Tiranë që të vuaj. Ndaj mos bëni cinikun, por ndihmoni.”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  6 viktima dhe 475 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Duke u ndalur te deklaratat e Bashës sot për mediat, ku kujtoi edhe planin e PD-së për nxjerrjen e vendit nga kriza, Velija tha se; “Unë nuk hy te ata që komentojnë njerëzit, por te ata që bëjnë gjëra. I pash gjatë pandemisë dhe gjatë tërmetit, që nuk ofruan asnjë apartament. I ke të gjithë te gjiri i Lalëzit. Po të harxhoj kohë që të komentoj ata që japin mend nga vilat e gjirit të Lalëzit. I besoj më shumë një gjimnaziste se ata që kanë 30 vite që japin mend.”.


Të fundit

Kriza energjetike/ Veliaj: Me aq sa e njoh unë Edin, më mirë një e vërtetë e shëmtuar që të përgatitemi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vlerësuar deklaratat paralajmëruese që bëri kryeministri Edi Rama në lidhje me...

“Air Albania” pret ndeshjen me Poloninë: Ja plani i policisë për të ruajtur sigurinë

Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit midis Shqipërisë dhe Polonisë, e...

Soreca takon Çuçin: BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e migrimit

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, është takuar sot me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. Sic ka njoftuar vet ambasadori Soreca, me ministrin kanë...

Kosova pritet të miratojë deri në fund të vitit ligjin për Kriptomonedhat

Deri në fund të vitit pritet që Kuvendi i Kosovës të miratojë Ligjin për Kriptomonedhat, që krijon bazë ligjore të përshtatshme për këtë industri...

Çmimi Nobel në Ekonomi, ja cilët janë fituesit

Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021 iu dha të Hënën tre ekonomistëve David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens. Card u njoh për...

Lajme të tjera

Web TV