SPAK e arrestoi, gjykata vendos për fatin e ish-drejtorit të RTSH-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe tre vartësit e tij, janë lënë ditën e sotme në arrest me burg nga Gjykata e Posaçme. Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Thoma Gëllçi u arrestuan nën akuzën e abuzimit me tenderat, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në seancën gjyqësore, Gëllçi ishte i pranishëm dhe nëpërmjet avokatit të tij Dorian Matlia, kia deklaruar se e gjitha kjo është një inskenim.

Përse akuzohet Gëllçi?

Sipas SPAK, Gëllçi ka kryer tender pa marrë ende miratimin e AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’ dhe ka bërë preventivin e projektit pa ditur nëse fondit prej 100 milionë lekësh (te reja) do i miratohej nga Ministria e Financave. Ai ka zgjatur me 16 dit afatin e zbatimit të kontratës ndaj firmës fituese përtej 45 ditëve që ishte në kontratë. Gëllçi po ashtu, ka skualifikuar padrejtësisht njërën prej kompanive që ishte në garë, duke ka favorizuar një kompani tjetër që sipas raport të KLSH nuk përmbushte kritere për t’u kualifikuar. Tenderi është zhvilluar në 2018, u bë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.

Hetimet kanë nisur në muajin shkurt të këtij viti nga SPAK dhe më pas është dalë në përfundim se vartësit e ish-drejtorit, konkretisht Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia të cilët kanë qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit kanë kryer shkelje në tendera.

Të fundit

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Lajme të tjera

Web TV