Ambasadorja Yuri Kim në burgun e Spaçit: Dëshmi e tmerrshme e ligësisë së Enver Hoxhës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar ditën e sotme kampin e burgut politik në Spaç, prej ku është shprehur se “ky vend është dëshmi e qartë dhe e tmerrshme e ligësisë – nuk ka fjalë tjetër përveçse “ligësisë” – së Enver Hoxhës dhe komunizmit”.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim thekson se është takuar atje me ish të burgosurin Zenel Drangu, i cili i ka treguar për ashpërsinë e përditshme që u shkaktohej njerëzve aty: rrahjet, puna skllavëruese, nxjerrja në kushte ekstreme të motit, keqinformimi, ngjallja e dyshimeve të ndërsjella, aktet imorale të sadizmit – të gjitha të krijuara për t’i zhveshur njerëzit nga dinjiteti, logjika dhe shpresa.

“Iu bashkova disa Ambasadorëve sot në një vizitë në kampin e burgut politik në Spaç (“Reparti i Riedukimit 303”). Ky vend është dëshmi e qartë dhe e tmerrshme e ligësisë – nuk ka fjalë tjetër përveçse “ligësisë” – së Enver Hoxhës dhe komunizmit. Ish i burgosuri Zenel Drangu, i cili kaloi 18 vjet në Spaç sepse ishte arratisur në Jugosllavi, na tregoi për ashpërsinë e përditshme që u shkaktohej njerëzve aty: rrahjet, puna skllavëruese, nxjerrja në kushte ekstreme të motit, keqinformimi, ngjallja e dyshimeve të ndërsjella, aktet imorale të sadizmit – të gjitha të krijuara për t’i zhveshur njerëzit nga dinjiteti, logjika dhe shpresa. Spaçi duhet të ruhet, në përputhje me statusin e tij si një monument kombëtar shqiptar, për të kujtuar ata që vuajtën, për të nderuar ata që luftuan dhe për të na kujtuar të gjithëve ne se nuk duhet të lejojmë që kjo ligësi të ndodhë më kurrë”, shprehet ambasadorja Yuri Kim, ndërsa falënderon ambasadorët e Zvicrës, Adrian Maitre, dhe atë të Suedisë, Elsa Hastand, për “organizmin e vizitës së sotme të rëndësishme”.

Lexo edhe :  Spanjë/ Qeveria u ofron 250 euro ndihmë financiare personave nën 35 vjeç për të paguar qiranë


Të fundit

Ambasadorja Yuri Kim në burgun e Spaçit: Dëshmi e tmerrshme e ligësisë së Enver Hoxhës

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar ditën e sotme kampin e burgut politik në Spaç, prej...

Plas sherri mes tifozëve polakë dhe atyre shqiptarë, ndërhyn policia (Video)

Pak orë para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Poloni, situata në Tiranë ka agravuar ku tifozët shqiptarë janë konfortuar fizikisht me ata polakë. Nga videot e publikuara...

Covid-19 në Shqipëri/ Rriten sërish shifrat, 6 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 3042 testime, 501 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 575 të shëruar në 24 orët e fundit. Ju informojmë për situatën...

Pak orë para ndeshjes, tifozët polakë nisin festën e parakohshme përballë Taiwan-it (Video)

Shqipëria do të luajë sot në “Air Albania” sfidën deçizive ndaj Polonisë për kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Kuqezinjtë do të kenë një stadium të...

Kokaina në portin e Durrësit, shoqërohet administratori i ri i kompanisë

Është shoqëruar në polici administratori i ri i kompanisë, “Alba Exotic Fruit”, Ermal Arapi, pasi në portin e Durrësit u kap sërish kokainë. Edhe pse...

Lajme të tjera

Web TV