Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Nano pret krerët e misioneve partnere

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur ende nuk është mbyllur java e parë e punës në krye të uniformave blu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u takua me përfaqësuesit e Misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe Oficerët Ndërlidhës në Shqipëri.

Nano teksa ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm është shprehur se oficerët ndërlidhës, si brenda dhe jashtë vendit, luajnë një rol kyç, duke krijuar mundësinë e shkëmbimit të informacionit në mënyrë të menjëhershme, në kohë reale.

E vlerësoj së tepërmi bashkëpunimin dhe asistencën e ofruar nga Misionet, Programet dhe Projektet, që asistojnë Policinë e Shtetit prej vitesh, por edhe të atyre Projekteve, të cilat sapo kanë filluar aktivitetin e tyre. Asistenca teknike dhe mbështetja në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike të Policisë së Shtetit ka qenë dhe mbetet një faktor kyç në procesin e përmirësimit të standardeve të policimit në Shqipëri dhe përafrimit të këtyre standardeve me ato të vendeve të BE-së. Për garantimin e sigurisë dhe goditjen e krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, parandalimin e terrorizmit, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit mes partnerëve, autoriteteve dhe agjencive të zbatimit të ligjit, brenda dhe jashtë vendit është i një rëndësie vendimtare, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, për forcimin e lirisë dhe sigurisë së vendeve.

Më lejoni që edhe një herë t’ju shpreh vullnetin tim personal dhe të Policisë së Shtetit, për të qenë sa më të hapur dhe konkret në kuadër të këtij bashkëpunimi, pasi bashkëpunimi mbi bazën e besimit reciprok është faktor thelbësor në luftën efikase kundër të gjitha formave të krimit dhe në garantimin e sigurisë për qytetarët tanë”, – tha ndër të tjera Gledis Nano.

Lexo edhe :  SPAK i sekuestroi celularin/ Kryemadhi: Kisha biseda me Ramën, bënim thashetheme

Përfaqësuesit e Misioneve dhe Oficerët Ndërlidhës, veç urimit për detyrën, i kanë shprehur gatishmërinë për ta thelluar më tej bashkëpunimin e krijuar, mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV