Kokaina në portin e Durrësit, shoqërohet administratori i ri i kompanisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Është shoqëruar në polici administratori i ri i kompanisë, “Alba Exotic Fruit”, Ermal Arapi, pasi në portin e Durrësit u kap sërish kokainë.

Edhe pse menaxheri Barjon Gumeni është në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti, është në kërkim, trafiku i drogës ka vijuar, ku vetëm sot janë kapur 10 kilogramë e 185 gramë lëndë.

Sasia e drogës u gjet në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë . Kjo është hera e gjashtë që kapet kokainë në kontejnerët e kësaj kompanie. Skenari është sërish i njëjtë. Kontejneri vinte nga Ekuadori, ndërsa droga ishte vendosur te kapakët e motorëve frigoriferik.

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës/ Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet një tjetër sasi kokaine në një nga kontenierët e firmës “Alba Exotic Fruit”.

Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit është gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë, në një nga kontenierët për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar ditën e sotme.

Në vijim të operacionit “Rada”, mesditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në dy nga kontenierët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë të dy kontenierëve u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 10 kilogramë e 185 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Lexo edhe :  Kriza e energjisë/ Administratori i OSHEE-së injoron Bashën: Kur flet ai, fle gjumë! Thotë gjëra as në qiell e as në tokë

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit dhe Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut.


Të fundit

Kokaina në portin e Durrësit, shoqërohet administratori i ri i kompanisë

Është shoqëruar në polici administratori i ri i kompanisë, “Alba Exotic Fruit”, Ermal Arapi, pasi në portin e Durrësit...

Topi i Artë 2021, L’Equipe zgjedh tre favoritët

Karim Benzema, Lionel Messi, Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo dhe Jorginho. Janë pesë nga 30 kandidatët për Topin e Artë 2021 të përfshirë nga L’Equipe në...

Ministria e Ekonomisë dhe Financave: Rritja ekonomike mbi parashikimin fillestar, mbështetet nga konsumi privat dhe investimet

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, parashikon që rritja ekonomike për vitin 2021 parashikohet që të jetë rreth 7.6 %. Në konferencën e përbashkët me Shefen...

Sërish drogë në konteinerët e kompanisë Alba Exotic Fruit! Sekuestrohen 10 kilogramë kokainë

"Port, Durrës/ Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një tjetër sasi kokaine...

Guvernatori Sejko: Në varësi të çfarë ndodh me çmimin e energjisë marrim masat me normën e interesit

Në konferencën e mbajtur me drejtuesit e misionit të FMN në vendin tonë, Guvernatori Gent Sejko deklaroi sot se rritja e çmimeve të ushqimeve...

Lajme të tjera

Web TV