PS jep “OK” për dy komisionet hetimore të kërkuara nga PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka rënë dakord për ngritjen e komisioneve hetimore, atë të inceneratorëve dhe atë të masakrës zgjedhore të kërkuar nga Partia Demokratike, por nuk ka rënë dakord për komisionin hetimor për çështjen Bechetti. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla sqaroi se ky për këtë të fundit, ngritja e komisionit hetimor bie në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese dhe dëmton interesat e Shqipërisë. “Sa i përket çështjes së ngritjes së komisioneve hetimore, nga PD kanë ardhur 3 kërkesa; njëra bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pakica ka të drejtë të ngrejë komision hetimor, por kur kërkesa bie në kundërshtim me kushtetutën dhe kjo bie në kundërshtim me interesat e Shqipërisë në raport me disa procese ligjore që po zhvillon Shqipëria,. Në këtë fazë të proceseve gjyqësore të arbitrazhit, interesi më i madh është i Shqipërisë, ne nuk mund t’i bëjmë shërbim një individi para Shqipërisë dhe Shqipëria po mbron interesat e saj dhe ky ka qenë sugjerim dhe i avokatit të shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik, ligjor për këtë çështje ne mund ta ngremë këtë komision në një moment të dytë. Unë do të mbaj qëndrimin e plotë të mazhorancës për këtë çështje dhe investimi i Kuvendit që është sa i të majtës dhe të djathtës mund të vendoste në pikëpyetje ecurinë e procesit gjyqësor të arbitrazhit dhe GJEDNJ, dhe ky komision mund ta dëmtonte Shqipërinë”, tha Balla. Ai njoftoi gjithashtu se do të votohet edhe kandidatura  e presidentit për Autoritetin e Konkurrencës, ndërsa do të hidhen poshtë disa nga dekretet e presidentit, si ai për buxhetin 2021. “Kemi mbajtur qëndrimin tonë për disa dekrete të presidentit. Do t’i rrëzojmë dekretet për buxhetet e shtetit 2021 ku na është dashur të bëjmë ndryshime për shkak të pandemisë dhe problematikave të tjera”, shtoi Balla.

Lexo edhe :  Berisha: Beteja për teatrin është betejë mes mosqenies dhe qenies shqiptare

 

Të fundit

Media e pashpirt, si një hijenë!

Nga Mentor Kikia Ajo qe po ndodh ne Britani dhe jo vetem, me ekspozimin e detajeve te semundjes se nje...

Zhvati miliarda euro/ “Mbreti i turpëruar” i kriptove dënohet me 25 vjet burg

Sipërmarrësi i turpuruar i kriptomonedhave, Sam Bankman-Fried, është dënuar me 25 vite burg, pasi u dënua për vjedhjen e miliarda dollarëve nga klientët e...

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e...

Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Përveç fjalëkryqeve dhe...

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante në lavanderi

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë...

Lajme të tjera

Web TV