Schallenberg, kancelari që zëvendësoi aleatin e ngushtë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Alexander Schallenberg, 52 vjeç, bëri betimin si kancelar i Austrisë. Ai zëvendëson Sebastian Kurzin, 35 vjeç, i cili dha dorëheqjen në fundjavë, pas kritikave pas bastisjeve në zyrën dhe partinë e tij. Alexander Schallenberg, 52 vjeç, bëri të hënën betimin si kancelar i ri i Austrisë përpara Presidentit Alexander Van der Bellen. Një diplomat karriere që shërbeu si ministër i Jashtëm, Schallenberg është një aleat i ngushtë i Sebastian Kurzit, i cili dha dorëheqjen si kancelar të shtunën pas akuzave për korrupsion në vazhdën e një hetimi. Hetimi filloi javën e kaluar dhe është fokusuar te Kurz dhe nëntë të tjerë, përfshirë ndihmës të afërt të Kurz-it. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel dërguan urimet e tyre pas ceremonisë së betimit.

Pse dha dorëheqjen Kurz-i?

 

Kurz-i 35-vjeçar dhe nëntë të tjerë po hetohen për thyerje të besimit, korrupsion dhe ryshfet, ndërsa Kurzi është nën hetim veçmas edhe për dëshmi të rreme. Ai ka mohuar të ketë vepruar gabim dhe fillimisht ka hezituar të japë dorëheqjen, por ky qëndrim u bë i paqëndrueshëm politikisht. Prokurorët thonë se zyrtarët konservatorë në Ministrinë e Financave kanë përdorur fondet shtetërore për të paguar për të dhënat e manipuluara të sondazheve dhe mbulimin e favorshëm për Kurz-in duke filluar nga viti 2016. Javën e kaluar, pati bastisje në kancelarinë dhe selinë e Partisë Popullore të Austrisë të Kurzit, si dhe në vende të tjera të lidhura me skandalin. Kurz do të mbetet kreu i partisë së tij, një pozicion që ai e ka mbajtur që nga viti 2016, dhe do të bëhet kryetar grupi parlamentar në parlament, pas largimit nga kancelaria. Ai i fitoi zgjedhjet parlamentare në vitin 2017. Partneri i vogël i koalicionit i Kurz-it, Të Gjelbrit, këmbëngulën që Kurz-i të japë dorëheqjen. Kritikët e kanë akuzuar atë për mbikqyrjen e një sistemi që shpërfilli rregullat për financimin e partisë dhe emërime në punët shtetërore, duke preferuar të vendosë besnikë të tij në pozita me pushtet. Opozita beson se Schallenberg do të vazhdojë të bëjë oferta për Kurz-in, i cili do të mbetet politikisht aktiv dhe që pritet të jetë në njëfarë mënyre një “kancelar në hije”. “Të gjitha partitë opozitare bien dakord se nuk ka ndryshim në sistemin Kurz. Ai ende i ka të gjitha fijet në duart e tij dhe kancelari i caktuar Schallenberg është pjesë e këtij sistemi Kurz,” tha Kai Jan Krainer nga Socialdemokratët, duke folur në radion ORF. Krainer ishte pjesë e një komisioni hetimor parlamentar që shqyrtoi akuzat për korrupsion nën qeverinë e parë Kurz, ku Partia Popullore e Austrisë ishte në koalicion me Partinë e Lirisë të së djathtës ekstreme (FPÖ). Kthesa e parë e Kurz-it në pushtet përfundoi me të ashtuquajturin skandal “Ibiza-gate” në vitin 2019. Michael Linart, 63 vjeç, ambasador i Austrisë në Francë, do të zëvendësojë Schallenberg-un si ministër i Jashtëm.


Të fundit

Schallenberg, kancelari që zëvendësoi aleatin e ngushtë

Alexander Schallenberg, 52 vjeç, bëri betimin si kancelar i Austrisë. Ai zëvendëson Sebastian Kurzin, 35 vjeç, i cili dha...

Sherri mes mësueseve tek “Çajupi”, ja kush janë personat e përfshirë (Emrat)

Janë zbardhur emrat e përfshirë në sherrin masiv që ndodhi para shkollës “Andon Zakon Çajupi” në kryeqytet, pak para nisjes së mësimit. Raportohet se të...

Parashikimi i motit sot, ja si do të jenë temperaturat

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të karakterizohet nga vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë reshje te pakta dhe...

Çfarë duhet ende që vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e Bashkimin Evropian

Nga Pierre Haski Samiti i mbajtur më 6 tetor në Brdo të Sllovenisë nuk ishte aspak i lehtë. Ai bëri bashkëudhëheqësit e 27 vendeve anëtare...

Marrëveshja për taksën globale që tenton të zhdukë parajsat tatimore

Mbi 130 shtete kanë arritur një marrëveshje për ndryshime gjithëpërfshirëse të tatimit të kompanive të mëdha botërore. Qëllimi: të pengohen kompanitë shumëkombëshe që të grumbullojnë...

Lajme të tjera

Web TV