Sërish drogë në konteinerët e kompanisë Alba Exotic Fruit! Sekuestrohen 10 kilogramë kokainë

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

“Port, Durrës/ Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet një tjetër sasi kokaine në një nga kontenierët e firmës “Alba Exotic Fruit”.

Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit është gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë, në një nga kontenierët për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar ditën e sotme.

Në vijim të operacionit “Rada”, mesditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në dy nga kontenierët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë të dy kontenierëve u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 10 kilogramë e 185 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit dhe Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut”, njofton Policia.


Të fundit

“Kemi mbetur pa lidership në nivel lokal”/ Rama: Procesi duhet të përfundojë në vjeshtë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në takimin e Këshillit koordinues të qarkut Tiranë, takim i mbajtur në...

Borrell: Duhet të hapim negociatat me Shqipërinë para përfundimit të presidencës franceze

Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell ka bërë një deklaratë për mediat pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së ku ka kërkuar...

Demokrati nga Kukësi i shpreh dashurinë Berishës: Të kam në zemër, me ty deri në vdekje

Gjatë takimit të Berishës në Kukës, njëri prej mbështetësve të tij i ka shprehur dashurinë. Ai i tha Berishës se atë e thërrasin Muharrem...

CNN mbi “rusifikimin” e sistemit arsimor të Ukrainës: Nën tytën e automatikut ata…

Kur ushtarët rusë të maskuar plaçkitën shtëpinë e Ninës në Ukrainën verilindore në orën 6 të mëngjesit të një dite në fund të prillit,...

Po ngjiteshin në Malin e Çikës, bien dy turistë holandezë

Dy turistë holandezë janë bërë protagonistë të një incidenti pasditen e sotme teksa janë ngjitur në Malin e Çikës. Raportohet se dy turistët kanë...

Lajme të tjera

Web TV