Sherr me thika në Vlorë/ Dy të plagosur përfundojnë në spital, një në gjendje të rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një konflikt mes dy personave në Vlorë, ka përfunduar në përdorimin e thikave, dhe për pasojë të dy kanë mbetur të plagosur. Mësohet se në lagjen ’24 Maji’, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse Kujtim Saliaj, 63-vjeç dhe Jetnor Hoxha, 48 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Të dy janë dërguar në spitalin e Vlorës dhe janë nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që mësohet se Kujtim Saliaj është në gjendje të rëndë, pasi ka marrë disa goditje me thika, ndërsa 48-vjeçari është në gjendje të mire. Në ambientet e spitalit ka mbërritur edhe policia.

‘Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç të dy banues në Vlorë. Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Të fundit

Arrestimi i dy kryebashkiakëve, sot zgjidhet kryetari i ri i Himarës

Pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur pa drejtues. Përpos...

Universiteti i Harvardit heq kopertinën prej lëkure njeriu nga një libër i 1800-s

Universiteti i Harvardit thotë se pronari i parë i librit të një romancieri francez ia mori lëkurën një pacienteje femër të vdekur pa pëlqimin...

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi te fëmijët duke parë rezultatet...

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të 2024. Vendimi “Për miratimin e...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Lajme të tjera

Web TV