Karim Benzema, Lionel Messi, Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo dhe Jorginho.
Janë pesë nga 30 kandidatët për Topin e Artë 2021 të përfshirë nga L’Equipe në faqen e parë. Një e dhënë, ndoshta, mbi fituesin e çmimit prestigjioz që do të zbulohet 29 nëntorin e ardhshëm.
Dhe një e dhënë tjetër ka ardhur nga artikulli në faqet e brendshme të së përditshmes franceze, që bashkë me France Football organizon eventin: nga pesë kandidatët mbeten tre, më saktësisht Messi, Benzema dhe Lewandowski.
“Pak më shumë se një muaj e gjysmë nga ceremonia e Topit të Artë, më 29 nëntor, tre emra janë mbi të tjerët: Messi, Lewandowski-t dhe Benzema”, lexohet.