Arrestimi i Thoma Gëllçit, Frrok Çupi zbulon çfarë ndodh në RTSH: Atje është një çmendinë!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi u arrestua pak ditë më parë me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi.

Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro.

Analisti Frrok Çupi deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel, se ajo që ndodh në RTSH është një “çmenduri e madhe”.

Sipas tij, korrupsioni 1 milion euro është vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit që ndodh në televizionin publik.

“Një korrupsion prej 1 milion eurosh është një gjë e vogël në krahasim me të korruptuarin total që është RTSH. Është një gjë që e paguan publiku, por nuk ka televizion publik. Aty nuk vidhet 10%, aty vidhet 99%. Është kulmi i botës të mendosh se në RTSH vidhet në mënyrë ordinere. Tek ai Agro RTSH, janë 3 gazetarë në 2 karrige.

Është e tmerrshme sesi një televizion publik shqiptar bazohet mbi mashtrim. Flitet për një TVSH Agro, por realisht nuk ka asgjë. Po i bëhet një mashtrim i madh publik. Ç’janë këto 14 kanale? Këto janë kanale false. RTSH është institucioni me paratë më të shumta, ka buxhet të madh.

14 kanale janë 14 thasë bosh, janë kanale me nja gazetar dhe një drejtor. Aty është një tmerr i madh. Atje është një çmendinë”, tha Çupi.

Sipas tij, kanalet e Radio Televizionin Shqiptar janë një skemë për të fituar para.

“Këto kanale janë thjesht thasë, ku futen para. Kemi një televizion publik, që merr fondet më të mëdha pas ÇEZ-it nga qeveria dhe që e ka audiencën 0.8 %.“/


Të fundit

Arrestimi i Thoma Gëllçit, Frrok Çupi zbulon çfarë ndodh në RTSH: Atje është një çmendinë!

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi u arrestua pak ditë më parë me urdhër të SPAK,...

Policia e kërkon për ta arrestuar prej 7 muajsh, Stresi vjen i qetë në Shqipëri dhe nxjerr pamjet nga Rinasi (Video)

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, është kthyer në Shqipëri pas arratisjes për në Angli 7 muaj më parë. Kujtojmë se këngëtari u...

Kosova shkarkoi trajnerin, De Biasi ndër favoritët për ta zëvendësuar

Në fakt, nuk është hera e parë që lakohet emri i De Biasit për të drejtuar përfaqësuesen e Kosovës. Edhe 3 vjet më parë...

Aksident në Fier/ Makina përplas motorin, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Mbrostar ku shtetasi E. S duke drejtuar automjetin...

Nga Veliaj deri tek Lulzim Basha, zgjerohet numri i personaliteteve që do të ruhen nga Garda

Me vendim të Këshillit të Ministrave është zgjeruar lista e personaliteteve që do të merren në mbrojtje nga Garda e Republikës. Sipas vendimit, Lulzim Basha,...

Lajme të tjera

Web TV