Foltorja, Berisha jep tre arsyet e “non gratës” dhe një mesazh për Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur takimin dje në Kukës ku ka dhënë tre arsyet se pse nuk duhet të shpallej “non grata”. Ai e quan Bashën ish-kryetar, ndërsa për Ramën ka dhënë një mesazh.

 

“Foltorja” e ish- kryeministrit Sali Berisha është ndalur ditën e djeshme në qytetin e Kukësit. I pritur nga simpatizantët e Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Edi Rama është kryeministri më anti-njerëzor që ka njohur historia shqiptare. Ish-presidenti theksoi se Rama ndodhet në pushtet falë abuzimeve me pushtetin dhe patronazhistët. Ai tha se qëllimi i “Foltores” është rithimelimi i PD dhe kthimi te vota e lirë. “Në emrin tuaj do ti them: Edvin ndiqe këtë foltore. Kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh, punë burrash dhe grash të mira dhe jo punë pengjesh. Sot ne mblidhemi, në këtë foltore për të diskutuar së bashku, për të vendosur së bashku që t’i rikthejmë PD shpirtin e saj të lirisë votën. I rikthejmë asaj fitoren e Anteut, t’i rikthejmë demokratëve dhe demokrateve dinjitetin që ata sakrifikuan aq shumë për betejën për përmbysjen e komunizmit”, tha Berisha. Ai nënvizoi se koha kur erdhi “Foltorja” përkon me një kohë kritike për vendin. “Ne mblidhemi në momente kritike për vendin, në një kohë kur një njeri i cili ka kaluar në këto 8 vite nga skandali në skandal, ka kaluar në këto 8 vite, me qeverisjen e tij duke e shndërruar Shqipërinë në delen e zezë në Rajon, duke shndërruar Shqipërinë në vendin më të pashpresë të planetit. Që nga koha e Enver Hoxhës deri më sot, shqiptarët s’kanë pasur një kryeministër anti-njerëzor si Edi Rama. Megjithatë ky zotëri nis mandatin e tretë pasi është shndërruar në një vasal të verbër të Beogradit”, tha Berisha.

Çështja Kosova

Ish kryeministri Sali Berisha është kthyer në kohë duke thënë se Rama me shumicën e tij refuzoi të votojë në parlament rezolutën që dënonte gjenocidin serb në Kosovë, sepse, sipas Berishës, e urdhëronte padroni i tij Aleksandër Vuçiç. “Dua t’i çoj një mesazh Sllobananit të ri se do të njihet gjenocide serb ndaj shqiptarë nga vitet 70 deri në 1999. Nëse ne do të ngremë zërin fuqishëm, ne e bëjmë këtë si kusht it ë gjitha kushteve që Ballkani të ketë paqe. Edi Rama në këto 8 vite, në vend që të ndjekë nismën e Berlninit të cilën e udhëheq Gjermania, ndiqni nismën e Beogradit, të cilën e udhëheq padroni i tij Vuçiç. Mandatin se gëzon dot ti, sepse vetëm në zonat e tërmetit ke përdorur 160 mln euro para për të blerë votat e njerëzve të varfër. Nuk e gëzon dot mandatin Edvin, sepse ke përdorur patronazhistët. Ne si PD jemi në një situatë të vështirë, por jemi në një situatë ringjalljeje të fuqishme”, tha Berisha.

Lexo edhe :  “Sali Berisha është legjenda e ballkonit”/Meta: Jam 24 orë te rruga e shpresës

Lulzim Basha

Sali Berisha e ka quajtur Lulzim Bashën ish-kryetar. Ai tha se Basha harroi masakrën elektorale për interesa personale. “Vijmë në një kohë që ish-kryetari deklaroi masakrën elektorale, por u mor me karrigen e tij dhe harroi çdo gjë për votën. Kjo betejë është betejë për dinjitetin tonë, por sovranitetin e kësaj partie, kur një forcë politike nuk fiton besimin e atyre që i besojnë lirisë, vlerave të saj, nëse nuk sillen e veprojnë si forcë sovrane, nëse vullnetin ia diktojnë të tjerë dhe jo Ju”, tha Berisha.

Përgjigje për Ramën

Ish shefi i PD-së ka dhënë edhe një ëprgjigje për Edi Ramën nga Kuksi. “jerëz të mirë, djem e burra e vajza të mirë, që e doni këtë vend, të bashkohemi për të përmbysur regjimin më të keq që ka pasur Shqipëria që nga Enver Hoxha e deri më sot. Qëllimi ynë është të bashkojmë vlerat, besimet, guximin, të bashkojmë më të mirët me më të mirët që jemi dhe kemi, për Shqipërinë që duam dhe të rivendosim demokracinë në Shqipëri. Kurrë ndonjëherë nuk ka pasur në Tiranë një kryeministër që të urreje me të gjithë qenien e tij siç është sot Edi Rama. Ai është një përçarës kombëtar që ka në histori analog vetëm Enver Hoxhën”, tha ish shefi i PD-së. Sipas ish kryeministrit Sali Berisha, Foltorja nuk synon izolimin, nuk synon cënimin e miqsive, “ata që i bëjnë këto cilësime, ata janë njerëz të vegjël, shpirtzinj”. Sipas Berishës, kjo parti, dhe ish-kryetari i saj, ka vendosur marrëdhëniet miqësore më të ngushta me SHBA, me vendet e BE. “Kam nder dhe kënaqësi, të them që kam takuar dhe kam pritur, apo jam pritur nga 5 president të SHBA, përfshirë dhe Joe Biden kur ishte zv. President”, tha Berisha.

3 gjëra për “non grata”

Ish kryeministri ka thënë tre gjëra në lidhje me shpalljen non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë kësaj vere. “3 gjëra dua t’ju them. Kurrë ndonjë herë në histori nuk është shpallur non grata një njeri që ka 8 vite që është larguar nga roli udhëheqës. Kurrë nuk është shpallur non grata një njeri që s’është përballur apo akuzuar kurrë nga një gjykatë, si brenda dhe jashtë vendit. Kurrë nuk është shpallur non grata një njeri tre javë pasi forca e tij politike ka humbur zgjedhjet, megjithatë unë iu drejtova gjykatës, e mbajta çështje personale, kurse kërkesën për të mos u future në parlament se pranova kurrë. Ditën që u shpalla ‘non grata’ thash me vete çfarë kam bërë dhe i rikujtova të gjitha gjërat. Edhe thash që do të rikthehem për të mbrojtur interesat e shqiptarëve”, tha Berisha.

 

Të fundit

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet pasi qeveria e tij i...

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit....

Lajme të tjera

Web TV