Gazetarët lejohen në Kuvend, opozita merr kohë më shumë për të folur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur lejimin e pranisë së gazetarëve në sallën e Kuvendit duke nisur nga dita e enjte. “Lejimin e gazetarëve për të ndjekur fizikisht punimet e seancës plenare, në vendin e caktuar për ta galerinë e sipërme të sallës plenare;  si dhe marrjes së planeve nga operatorët për një periudhë kohore deri në 5 minuta nga hapja e seancës”, thuhet në vendimin e miratuar.  Gjithashtu pas diskutimeve në mbledhjen e ditës së djeshme, Konferenca e kryetarëve vendosi kalimin për shqyrtim në seancën plenare të ditës së enjte, të kërkesave të deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e Komisioneve Hetimore, si dhe rritjen e minutazhit të diskutimeve për çështjet e parashikuara në seancën e radhës. “Shtimi i minutazhit të diskutimit për çështjet e parashikuara në seancën plenare të radhës, me 60 minuta, kohë që do të ndahet në mënyrë përpjesëtimore ndërmjet grupeve parlamentare, sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend”, thuhet në vendim.

Të fundit

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit,...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD...

Përmbytjet në Dubai/ A ka lidhje “mbjellja artificiale e reve” me stuhinë e shekullit?

Një stuhi goditi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin këtë javë duke sjellë reshje rekord që përmbytën autostrada, përmbytën shtëpi, trafik të bllokuar nga...

Kamionë dhe makina të përfshira/ Aksident masiv te Kthesa e Rinasit, çfarë ka ndodhur

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme tek Kthesa e Rinasit. Në aksident janë përfshirë disa makina dhe kamionë. Nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV