I shpëtoi atentatit mbrëmë te Komuna e Parisit, zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit: Nuk e pashë kush më qëlloi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

22-vjeçari Redi Balla i shpëtoi një atentati mbrëmjen e djeshme te Komuna e Parisit, ku mbeti i plagosur, ndërsa dëshmia e tij nuk kanë ndihmuar aspak hetuesit në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve. Në një dëshmi ‘standarde’, Balla ka deklaruar se nuk e kishte parë në fytyrë personin që e ka qëlluar, pasi ishte në makinë dhe nuk kishte qenë i vëmendshëm.

Ndërkohë rezulton se ai është person problematik, i hetuar disa herë për sherre, por nuk dihet ende nëse atentati i mbrëmshëm ka lidhje me konflikte të mëparshme ku mund të ketë qenë përfshirë i riu.

Balla nuk është banor i Komunës së Parisit, ndërsa u qëllua vetëm pak minuta pasi kishte dalë nga një kafene dhe mori makinën për t’u nisur në shtëpi.

I riu u qëllua brenda automjetit të tij mbrëmjen e djeshme, ndërsa mori një plumb në këmbë. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Komuna e Parisit është një zonë mjaft e frekuentuar dhe e rrethuar nga biznese me kamera të shumta sigurie, që pritet të zbardhur identitetin e autorit apo autorëve.

Të fundit

Salsano i bën sugjerimin epik Ledionit, ja çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme në BBV

Nën moderimin e prezantuesit, Ledion Liço, mbrëmjen e sotme do të transmetohet ‘live’ spektakli maratonë i “Big Brother Vip”,...

Shumë pranë nesh, cili është qyteti i shpallur me aromën më të mirë në botë

Mund të tingëllojë pak e çuditshme, por nëse keni pyetur ndonjëherë se cili qytet ka aromë më të mirë, ne kemi përgjigjen. Kompania britanike HAIPP ka...

Investigimi i RAI 3, reagon Rama: Shpifje skandaloze për të baltosur shqiptarët!

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë si të pavërtetë lajmin e publikuar në median italiane 'La Repubblica' se ai ka pasur një telefonatë 'të...

“Reformë e plotë për pensionet”/ Gonxhe: Nuk mund të jenë në këtë gjendje, të ndërhyjmë

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka zhvilluar paraditen e sotme aktivitetin “Panairi i Punës”. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe...

Gazetari ngre alarmin: Mungesa e jodit radioaktiv në spitale po vret pacientët

Gazetari Osman Stafa ka ngritur shqetësimin për mungesën e jodit radioaktiv në spitalet shtetërore dhe efektet fatale të mungesës së këtij medikamenti për qytetarët...

Lajme të tjera

Web TV