“Ishte batutë e gabuar, bullizëm po bëni ju”, mesazhi i Erjona Rusit pas sulmit me komente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erjona Rusi ka reaguar me një postim në Instagram pas komenteve të shumta që e sulmuan për pyetjet drejtuar një vogëlusheje që konkurrente në “T’ka mami yll”.

Me një foto ku shfaqet përqafuar me Lijanën, gazetarja shkruan se mbase bëri pyetje të gabuar por kurrsesi bullizëm. Për këtë të fundit ajo akuzon personazhet e njohur dhe faqjet që po e publikojnë videon duke e viktimizuar.

“Liana është çokollata, karamelja, apo edhe puftja që e kam dashur që sa e pashë.

Batutë e gabuar ajo që patë në emision? Patjetër që po. Por kurrsesi bullizëm. Nuk do guxoja kurrë të denigroja një fëmijë për asnjë arsye e jo më për shkak të peshës dhe nuk e kam bërë këtë. Nëse nuk e keni përjetuar vetë, hapni fjalorin e shiheni mirë përkufizimin e bullizmit.
E dyta nëse do kishit parë gjithë bisedën e zhvilluar me atë fëmijë që kur vjen do kuptonit që ajo fjali vjen pasi folëm për “sufllaqen” që Lijana kërkoi. Dhe unë nuk jam as idiote e as monstër që ti them një fëmije rri pa ngrënë gjithë ditën vetëm që të kërcesh. Por a do hiqte dorë nga sufllaqja, pra ushqimi që ishte përmendur. Por ne kemi xhiruar mbi 5 orë e jo çdo gjë del në transmetim.

Ndaj po, kam gabuar në mënyrën e të shprehurit, por nuk do ti kërkoja askujt falje përveçse Lijanës e prindërve të saj. Këta të fundit duan vetëm që fëmija i tyre të heqë dorë nga këto ushqime ndaj e kanë sjellë në Akademi që të bëhet më e ndërgjegjshme dhe të stërvitet.
Kështu që si konkluzion: Duke u bazuar tek një fjali ju mund të bëni një fushatë të tërë denigruese dhe të mallkoni sa të mundeni pa marrë parasysh asgjë tjetër.

Lexo edhe :  Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Gjithsesi unë sa herë ta shoh “karamelen”, do vazhdoj ta përqafoj e do ti them të heqë dorë nga sufllaqet e picat se i bëjnë dëm.

Për mua Lijana është një fëmijë special dhe e kam dashur që në sekondat e para të atij programi (për kë e ka ndjekur që në fillim) ndërsa ju po e ripostoni atë video duke e viktimizuar pafund Lijanën.
Kush po bën bullizëm në fakt????”, shkruan gazetarja.

Të fundit

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Lajme të tjera

Web TV