Kosova shkarkoi trajnerin, De Biasi ndër favoritët për ta zëvendësuar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në fakt, nuk është hera e parë që lakohet emri i De Biasit për të drejtuar përfaqësuesen e Kosovës. Edhe 3 vjet më parë ishte një kandidaturë e fortë, por asokohe Fadil Vokrri vendosi për Challandes.

Ky i fundit është shkarkuar sot pas tri humbjeve radhazi dhe në mediat kosovare janë përmendur disa emra për pasardhësin e tij. Tre janë emrat e parë që po merren në shqyrtim në bazë të propozimeve nga menaxherë të ndryshëm.

I pari, ai që tërheq më shumë drejtuesit, është gjermani i njohur Felix Magath, me një karrierë të suksesshme sidomos në klube. Më pas, në listë është edhe Walter Zenga, ish-portieri italian i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë kryesisht në Azi dhe më pak në Itali.

I treti është Roberto Carlos, i cili ka më pak eksperiencë në drejtim nga të tre. Legjenda braziliane ka më pak gjasa të drejtojë Kosovën, edhe për faktin e largësisë, por më shumë nga eksperienca e paktë që ka.

De Biasi shihet ndër kandidaturat kryesore për të marrë drejtimin e “Dardanëve”. Aventurës së tij në Azerbajxhan po i vjen fundi, pasi rezultatet nuk kanë qenë të priturat e, si rrjedhojë, Kosova ka bërë hapa para në bisedimet me të, për ta bindur që të marrë drejtimin e ekipit në vijim.


Të fundit

Kosova shkarkoi trajnerin, De Biasi ndër favoritët për ta zëvendësuar

Në fakt, nuk është hera e parë që lakohet emri i De Biasit për të drejtuar përfaqësuesen e Kosovës....

Aksident në Fier/ Makina përplas motorin, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Mbrostar ku shtetasi E. S duke drejtuar automjetin...

Nga Veliaj deri tek Lulzim Basha, zgjerohet numri i personaliteteve që do të ruhen nga Garda

Me vendim të Këshillit të Ministrave është zgjeruar lista e personaliteteve që do të merren në mbrojtje nga Garda e Republikës. Sipas vendimit, Lulzim Basha,...

“Ti je e divorcuar”/ Sherri i dy mësueseve në Tiranë, ja si ndodhi përleshja mes tyre

Kur policia i hodhi prangat 38-vjeçarit Edmond Faja dhe referoi në gjendje të lirë pesë persona të tjerë që u përleshën në afërsi të...

Nxitja e vaksinimit, shtëpia publike jep kupon për ta shpenzuar me prostitutat

Një shtëpi publike në Vjenë ka gjetur një mënyrë origjinale për të nxitur fushatën e vaksinimit. Kështu shtëpia publike “Funpalast” vendosi të japë një...

Lajme të tjera

Web TV