Mbyllet edicioni i katërt i garave të Crossfit “Survivor Games” në Shqipëri, triumfojnë Era Dankshi dhe Ervis Tabaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundjavën që lamë pas, u zhvilluan në Parkun e Liqenit garat e Crossfitit në edicionin e katërt të kampionatit “Survivor Games”. Peshëngritja, forca dhe atletika vunë përballë njëri-tjetrit 39 pjesëmarrës nga 8 palestra të ndryshme të vendit, ku mes tyre kishte dhe garues nga Kosova.Garat ishin të ndara në dy ditë të ndryshme me 3 faza dhe dy kategori, femrat dhe meshkujt.

Kupën kampion për kategorinë e meshkujve e ngriti ish-sportisti dhe peshëngritësi Ervis Tabaku, i cili kryesoi dy nga 3 fazat e garave.
Për 32-vjeçarin që rreshton disa kupa dhe medalje si kampion europe dhe nënkampion bote në moshat 20-vjeçare për peshngritje, ky është viti i dytë rradhazi që fiton kampionatin e Crossfitit që zhvillohet në Shqipëri.

Çmimi i dytë shkoi për 22-vjeçarin Hatem Idrizllari ndërsa në të tretin u rendit Leonsjo Guma. Jo më pak spektakël dhe emocion dhuroi dhe kategoria e femrave ku vendin e parë e mori Era Dankshi me një performancë të lartë dhe epërsi në të gjitha garat.
Në vendin e dytë për femra u rendit Albina Drazhi e cila gjithashtu zhvilloi një garë me ritme të larta, ndërsa në vendin e tretë doli Frida Azisllari.

Kjo e fundit vërtetoi gjatë garave se mosha është vetëm një numër, pasi me 47 vite që mban mbi supe, arriti të kalonte çdo provë dhe të “rrëmbente” një vend në podium.

Të fundit

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00...

Lajme të tjera

Web TV