Nga Veliaj deri tek Lulzim Basha, zgjerohet numri i personaliteteve që do të ruhen nga Garda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me vendim të Këshillit të Ministrave është zgjeruar lista e personaliteteve që do të merren në mbrojtje nga Garda e Republikës.

Sipas vendimit, Lulzim Basha, si kreu i partisë opozitare më të madhe në vend, Erion Veliaj si kreu i Bashkisë, tani më do të ruhen nga Garda e Republikës.

Nga Garda do të ruhen edhe Prokurori i Përgjithshëm, drejtori i SHISH, kreu i KLSH, Guvernatori i BSH etj.

VKM

PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA, QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronjat “a” e “d”, dhe 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron edhe këto personalitete:

a) Prokurorin e Përgjithshëm;
b) Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit;
c) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;
ç) Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare;
d) Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare;
dh) Anëtarët e Këshillit të Ministrave;
e) Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë;
ë) Kryetarin e Bashkisë së Tiranës;
f) Inspektorin e Lartë të Drejtësisë;
g) Kryetarët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;
gj) Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;
h) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian;
i) Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve;
j) Kryetarin e komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerët Publikë, vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;
k) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri;
l) Pjesëtarët e familjeve, si: bashkëshorti, bashkëshortja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeç të Presidentit, të kryetarit të Kuvendit e të Kryeministrit, kur ka informacione nga strukturat ligjzbatuese se kërcënohet jeta e tyre.

2. Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron banesat ku jetojnë apo akomodohen dhe objektet ku ushtrojnë veprimtarinë edhe këto personalitete:

a) Banesat e:

i. Zëvendëskryeministrit;
ii. ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë;
iii. drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit;
iv. prokurorit të Përgjithshëm;
v. ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

b) Objektet ku ushtrojnë veprimtarinë:

i. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;
ii. Prokuroria e Përgjithshme.

Lexo edhe :  10 seriale në Netflix, që ia vlen t’i shohësh

c) Objektet ku zhvillojnë veprimtarinë dhe akomodohen personalitetet shtetërore, konkretisht:

i. Në Tiranë: vila nr.4, vila nr.30, vila nr.31, Pallati i Brigadave;
ii. Në Dajt: vila nr.1, vila nr.2;
iii. Në Durrës: vila nr.6, vila nr.13, vila nr.20, vila nr.23,vila nr.29;
iv. Në Vlorë: vila nr.1,vila nr.2, vila nr.6, vila nr.9; vila Dhërmi;
v. Në Pogradec: vila nr.2, vila nr.3, vila nr.4, vila nr.5;
vi. Në Shkodër: vila Velipojë.

ç) Objekte të tjera:

i. Në Tiranë: Parku i Delegacioneve, Parku i Kryesisë së Kuvendit; Klinika qeveritare;
ii. Në Kërrabë: vendkomanda e përgjithshme, për kohë të veçantë;
iii. Në Linzë: objektet, ku ruhen e mbrohen rezervat, për kohë të veçantë;
iv. Në Dajt: vendkomanda e përgjithshme, për kohë të veçantë.

3. Automjetet, që përdoren për ruajtjen e shoqërimin e personaliteteve të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, vihen në dispozicion nga institucionet përkatëse që ata drejtojnë, me përjashtim të personaliteteve të përcaktuara në shkronjën “j”.
4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohen aktet e mëposhtme:

a) Vendimi nr.590, datë 5.9.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e banesave të personaliteteve të larta shtetërore të vendit, të selive, rezidencave dhe objekteve të tjera të larta shtetërore, që do të ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë” , i ndryshuar;
b) Vendimi nr.591, datë 5.9.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve të tjera të larta shtetërore të vendit, që do të ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
c) Vendimi nr.641, datë 6.11.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të personelit vendas dhe ndërkombëtar, të objekteve ku ushtrojnë veprimtarinë, si dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
ç) Vendimi nr.375, datë 23.6.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen e mbrohen nga Garda e Republikës”.

5. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit

“Jam poliagjent i vjetër”/ Meta: E dija i pari që Berisha do shpallej non-grata

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, tha në emisionin “Çim Peka Live”  se në konventën e 27 prillit do të...

Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës?!

Nga Ylli Pata Edhe pse është e dukshme e nuk ka nevojë për të parë thellë paranoje e Ilir Metës ndaj prokurorisë Speciale, duket se...

“Kam qenë në gjendje të rëndë…”, Françeska tregon periudhën e vështirë të jetës

Ditën e sotme Françeska i ka treguar Rozës një moment të vështirë të jetës së saj. Pas lindjes së djalit ajo nuk ka qenë...

“Në SPAK, 9 kallëzime ndaj Metës”/ Gazetari: Në banesën e nënës së Kryemadhit janë…

Gazetari Ermal Vija thotë se në SPAK ka 9 kallëzime penale ndaj Ilir Metës, 5 prej të cilëve është bërë regjistrimi penal. “Mund të them...

“Kryemadhi, “viktima” e parë e SPAK”/ Çupi zbulon si do jetë e ardhmja e Metës

Analisti Frrok Çupi, duke komentuar deklaratat e fundit publike të Monika Kryemadhit, thotë se ajo e ka kuptuar se do të jetë “viktima” e...

Lajme të tjera

Web TV