Nikolla takon përfaqësuesen e OSBE-së për median

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Mbrojtja e lirisë së shtypit dhe medias ishte tema e diskutimit mes kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe përfaqësueses së OSBE-së për Lirinë në Media, Teresa Ribeiro. Sipas Nikollës, Shqipëria e konsideron lirinë e shtypit një shtyllë të demokracisë. “Kuvendi është i vendosur për garantimin e lirisë së shtypit, në mënyrë të plotë e pa pengesa. Ne mbetemi gjithashtu të përkushtuar për të bashkëpunuar për të garantuar sigurinë e gazetarëve, si edhe qasjen në informacion të besueshëm, përmes shtypit të lirë, të pavarur, pluralist dhe të larmishëm, duke zbatuar standartet ndërkombëtare” – është shprehur Nikolla. Teresa Ribeiro e Lindita Nikollën për zgjedhjen në detyrën e Kryetares së Kuvendit dhe vuri në dukje vullnetin e OSBE-së për të bashkëpunuar për pëmirësimin e legjislacionit shqiptar për median, në zbatim të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, standarteve të BE-së dhe OSBE-së, si edhe duke harmonizuar nevojën publike, legalitetin e proporcionalitetin, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës.


Të fundit

Nikolla takon përfaqësuesen e OSBE-së për median

Mbrojtja e lirisë së shtypit dhe medias ishte tema e diskutimit mes kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe përfaqësueses së OSBE-së...

Komisionet hetimore, Balla: PS-PD larg pazareve politike

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla tha dje se mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike nuk ka pazare politike në lidhje me...

Nishani: Mund të shkohet në referendum, dhjetori do ketë ndryshime

Ish-presidenti Bujar Nishani shprehu sigurinë se me mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike mund të shkohet në referendume për çështje të ndryshme, madje edhe...

Foltorja, Berisha jep tre arsyet e “non gratës” dhe një mesazh për Ramën

Ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur takimin dje në Kukës ku ka dhënë tre arsyet se pse nuk duhet të shpallej “non...

Dritëro Agolli, i përjetshmi i letërsisë

Nga Leonard Veizi   Për një rastësi fatlume, ai lindi po në 13 tetor. Vinte në jetë 20 vite pas paraardhësit të tij gjithashtu poet i...

Lajme të tjera

Web TV