Tronditet Bayerni, futbollisti i njohur i kampionëve të Gjermanisë drejt burgut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lucas Hernandez, ylli i Bayern Munich dhe vëllai i milanistit Theo, ka marrë një urdhër për t’u paraqitur në Gjykatën Penale numër 32 të Madridit 19 tetorin e ardhshëm për ngjarje të ndodhura në 2010-ën, kur luante me Atletico Madrid.

Gjithashtu, lojtari është ftuar të zgjedhë brenda 10 ditësh një burg ku të shlyejë dënimin.

Arsyet

Në shkurtin e 2017-ës, Lucas është akuzuar për krimin e abuzimit në familje pas një sherri në publik me gruan Amelia.

Një gjykatë e Madridit e ka dënuar me 31 ditë punë publike përveç largimit nga gruaja për gjashtë muaj.

Megjithatë, të dy kanë vendosur të largoheshin për muajin e mjaltit, por, pas kthimit, Lucas është arrestuar më 13 qershorin e të nëjtit dhe më pas është lëshuar.

Çfarë ndodh tani?

Arsyeja pse i kërkohet lojtarit të shkojë në burg nuk ka lidhje me sherrin me gruan, por me mosbindjen për urdhrin e dhënë nga gjykata. Mbrojtja ka kërkuar që ta transformojë dënimin në punë sociale, por që është refuzuar nga gjykatësi për shkak se nuk është shlyer dënimi i parë.

Ka shumë mundësi që në fund lojtari të detyrohet të shkojë në burg për disa ditë në pritje për t’u njohur me vendimin e apelit. Siç ka bërë të ditur AS, Bayern ka mësuar për këtë çështje vetëm në ditët e para të tetorit.

Të fundit

Kanadaja kalon 40 milionë banorë, “mbipopullimi” shkakton probleme

Kanadaja është vendosur të arrijë një rekord prej 40.77 milionë njerëz në vitin 2023, falë kryesisht imigrimit të përkohshëm,...

Ja si Inteligjenca Artificiale dhe kriza e burimeve njerëzore po ndryshojnë drejtuesit

Kriza e burimeve njerëzore po ndryshon mendësinë e drejtuesve shqiptarë në trajtimin e punonjësve jo më si pjesë të procesit, por si individë duke...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill

Këto janë 3 shenjat e horoskopit kanë shans të kenë më shumë fat në muajin prill: Binjakët Binjakët do të kenë një nxitës të krijimtarisë në...

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e saj "Puntería", ku është protagonist...

Kafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate

Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të...

Lajme të tjera

Web TV