Vidhte targat e makinave, arrestohet 40-vjeçari në Korçë (Detajet)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Korçës ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjes së targave të tre automjeteve.

Në pranga ka rënë shtetasi Sh. N., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi sipas policisë, është kapur duke vjedhur në lagjen nr. 2, targat e një automjeti tip “Toyota”

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjeve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. N., 40 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke vjedhur në lagjen nr. 2, targat e një automjeti tip “Toyota”. Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar edhe i ngjarjeve të ndodhura më datë 03.09.2021 dhe 19.09.2021, në lagjet nr. 12 dhe 7, të qytetit të Korçës, ku ka vjedhur targat e automjetit tip “Opel” në pronësi të shtetasit A. K dhe targat e automjetit tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit V. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.


Të fundit

Vidhte targat e makinave, arrestohet 40-vjeçari në Korçë (Detajet)

Policia e Korçës ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjes së targave të tre automjeteve. Në...

Do heqë dorë nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari tregon planet për të ardhmen

Arbër Hajdari ka deklaruar së fundmi se mund të heqë dorë nga “Fundjavë Ndryshe”. I ftuar tek “Rudina”, Hajdari tha se në të ardhmen...

Ambasadorja Kim takon Ahmetajn: SHBA, serioze në luftën kundër korrupsionit

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se...

A do të ketë rritje pagash për policët? Ja çfarë thotë ministri Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi sot miratimin e vendimit për projektin e ri në Policinë e Shtetit, që lidhet me Policinë Rrugore me...

Zielinski: Ne jemi më të aftë në futboll se shqiptarët dhe kjo ishte e dukshme

Piotr Zielinski, mesfushori i Napolit dhe Polonisë, pas fitores me Shqipërinë në kualifikueset e Kupës së Botës, foli për mikrofonat e TVP TV. "Ne e...

Lajme të tjera

Web TV