GJKKO rrëzon kërkesën e Llallës për pezullimin e dënimit me 2 vite burg

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me 2 vite burg. Me anë të avokatit të tij, Llalla, i cili ndodhet në arrati, i dorëzoi një kërkesë GJKKO, duke kërkuar pezullimin e dënimit, me pretendimin se çuarja e tij në qeli mund të sillte pasoja të rënda për shëndetin e tij për shkak të një sëmundjeje që ai vuan prej kohësh. Por kjo kërkesë e Llallës u rrëzua sot nga GJKKO.

Kujtojmë se GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.

Ndërkohë nga 8 tetori, Llalla u shpall nga SPAK zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar, pasi Policia e Tiranës nuk e gjeti atë brenda vendit, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

Më 22 shator ditën kur u dha dënimi, policia shkoi në shtëpinë Adriatik Llallës për ta arrestuar, por ai nuk ndodhej aty dhe se familjarët thanë se “nuk e dinin se ku ndodhej”. Llalla është larguar nga Shqipëria më 7 shtator nga Rinasi drejt Romës. Ndërkohë që vendndodhja e tij nuk dihet se ku është aktualisht.


Të fundit

Kuvend/ Rama për krizën energjetike: 200 mln eurot nuk janë borxh, janë garanci për të mbrojtur familjet shqiptare

Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendi se tha se kemi të bëjmë me një krizë energjetike globale...

GJKKO rrëzon kërkesën e Llallës për pezullimin e dënimit me 2 vite burg

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me 2 vite burg. Me anë të avokatit...

Rama ironizon Bashën: Ta kam thënë edhe personalisht, mos kopjo atë të foltores se dukesh si personazh i qajtores

Në nisje të fjalës së tij në seancë plenare, Kryeministri Rama ka thumbuar kryeopozitarin Basha duke i thënë se nga mënyra si flet i...

Kriza energjetike, Basha: Nesër bëjmë denoncime në SPAK për korrupsionin

Partia Demokratike do të bëjë nesër në SPAK denoncim për të gjitha shkeljet dhe abuzimet që sipas tyre janë bërë ne sektorin energjetik në...

Incidentet gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni, reagon FSHF: Nuk na nderojnë aspak, duhen zgjidhur sa më parë

Ndeshja e Shqipëri – Poloni, e luajtur në stadiumin “Air Albania” të tejmbushur me tifozë “kuqezi” u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të...

Lajme të tjera

Web TV