Tensionet/ Aksion antikontrabandë në veri të Kosovës: Të lënduar, të arrestuar dhe barrikada

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjashtë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, dhjetë banorë të Mitrovicës së Veriut kërkuan ndihmë mjekësore, ndërkaq tetë persona janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione policore. Ky është epilogu i një aksioni kundër kontrabandës së mallrave të organizuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, që u prit me kundërshtime në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan. Aksioni kundër kontrabandës u zhvillua në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. “Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë e Veriut grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës dhe shtohet se situata në pjesën veriore të Mitrovicës është qetësuar. Policia e Kosovës njoftoi se po ashtu ka identifikuar dhjetë persona që dyshohet se janë të përfshirë në kontrabandë dhe të cilët janë shpallur në kërkim. “Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra, por edhe në aktet kriminale dhe sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri të kryera ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë sot gjatë operacionit”, thuhet në njoftim. Ndërkaq, dhjetë persona të përkatësisë serbe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Mitrovicës së Veriut. Tetë persona janë liruar nga spitali, kurse dy janë ndaluar për trajtim, tha për Radion Evropa e Lirë, Zllatan Ellek, drejtor i Qendrës Shëndetësore në këtë komunë. “Njëri u qëllua në pjesën e pasme në zonën e shpatullës së djathtë, brinja e tij e djathtë ishte thyer, plumbi doli në pjesën e përparme të qafës. Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent, që ia ndaloi gjakderdhje dhe aktualisht është në kujdes intensiv, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Një pacient tjetër u pranua me dëmtime në zonën e gjoksit. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe ai gjendet në departamentin e kirurgjisë”, tha Ellek dhe shtoi se të lënduarit kryesisht pësuan lëndime nga plumbat e gomës, gazi lotsjellës dhe shok bombat. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një postim në Facebook se këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. “Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale”, tha Kurti. Ai shtoi se “kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë”.

 

Si shkoi aksioni policor në veri?

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportuan se në Mitrovicë të Veriut, në orët e hershme të mëngjesit u dëgjuan sirenat e kamionëve të zjarrfikësve dhe autoabulancave. Qytetarët thanë se në orët e mëngjesit nisën të dëgjoheshin edhe sirena e emergjencave në këtë komunë. Policia e Kosovës u panë edhe para farmacive në veri. Gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin mbledhur dhe nisur në drejtim të policisë. Është parë se qytetaret kanë hedhur gjësende të forta në drejtim të zyrtarëve policorë. Ndërkohë, në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve” janë vendosur kamionët në njërën nga rrugët kryesore që lidhin pjesën jugore me atë verirore të qytetit. Në Mitrovicë të Veriut turmat u shpërndanë, ndërkaq aksioni i Policisë vazhdoi edhe në Zveçan. Në Zveçan, Policia po ashtu hodhi gaz lotsjellës pasi qytetarët hodhën në drejtim të forcave të rendit gjësende të forta. Ndërkaq në Rudarë të Zveçanit, ekipit të Radios Evropa e Lirë i është pamundësuar puna të mërkurën nga një numër protestuesish. Me të hyrë në Rudarë, vetura me të cilën po udhëtonte ekipi i Radios Evropa e Lirë, është ndaluar dhe është rrethuar nga rreth 50 persona, të cilët kanë kërkuar që të mos xhirohen. Në tentim për ta marrë kamerën, e kanë dëmtuar atë dhe makinën taxi, me të cilën ishte duke udhëtuar ekipi. Ekipi i REL-it po udhëtonte në magjistralen Prishtinë-Rashkë, për të raportuar për barrikadat e vendosura në Rudarë të Zveçanit. Serbët lokalë kanë vendosur aty kamionë, për të kundërshtuar një aksion të organizuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Lexo edhe :  Kush fshihet pas projektit për Sazanin dhe çfarë duhet të bëjë opozita?!

Protesta në veri kundër aksionit policor

Policia e Kosovës tha gjatë këtij aksioni u sekuestruan mallra dhe dëshmi të ndryshme “të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj”. Policia më herët gjatë ditës ka shpërndarë disa fotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore. Policia e Kosovës ka shpërndarë disa fotografi ku shihet malli që është sekuestruar gjatë operacionit policor, që po vazhdon. Policia e Kosovës ka shpërndarë disa fotografi ku shihet malli që është sekuestruar gjatë operacionit policor, që po vazhdon.

Bërnabiq fton bashkësinë ndërkombëtare të reagojë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë për aksionin kundër kontrabandës që Policia dhe Dogana e Kosovës po zhvillojnë në disa lokacione, përfshirë edhe komunat në veri të vendit. “I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR -it, që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin (v.j. kryeministrin e Kosovës) Albin Kurtin. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit”, tha Bërnabiq përmes një komunikate për media.

 

Borrell: Incidentet e dhunshme në veri të ndalen menjëherë

Pas kësaj thirrjeje të kryeministres serbe, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell kërkoi që “incidentet e dhunshme në veri të Kosovës të ndalen menjëherë”. Sipas tij, veprimet “e njëanshme dhe të pakoordinuara” që vënë në rrezik stabilitetin janë “të papranueshme”. “Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne jemi në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin”, shkroi Borrell në Twitter. Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është paralajmëruar se do të takohet në Rashkë me përfaqësuesit serbë nga Kosova. Rashka është qytet në Serbi që afërsi të kufirit me Kosovën, përkatësisht pranë pikëkalimit kufitar në Jarinjë.

AGK: Disa gazetarë u sulmuan në veri të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehu shqetësimin për ambientin e pasigurt të punës së gazetarëve, që gjatë 13 tetorit raportuan nga komunat në veri të Kosovës. AGK-ja tha se janë raportuar se janë sulmuar disa gazetarë në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. “AGK-ja fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për gazetarët që të kryejnë punën e tyre në formë të papenguar”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Të fundit

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

Lajme të tjera

Web TV