Tërmeti i 26 nëntorit/ Gati apartamentet për familjet në nevojë dhe nënat e vetmuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëministri Arben Ahmetaj duke folur për ndertimet pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 u shpreh se në fillim nga fondi i banesave do të përfitojnë familjet që marrin ndihmë ekonomike dhe nënat e vetmuara. Pjesa tjetër, pritet që të shpërndahet me short.

 

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pas mbledhjes mbledhjes së qeverisë ka njoftuar për vendimet e marra nga këshilli i Ministrave, ku një ndër to ka qenë edhe shpërndarja e apartamentave për qytetarët të cilëve ju dëmtuan shtëpitë pas tërmetit 26 nëntor 2019. Dy vite pas këtij tërmeti që pati dëmë në jëtë njerëzore dhe dëmë materiale, qeveria po shpërndan njësitë e apartamenteve. Në një prononcim për mediat, zv/kryeministri Arben Ahmetaj tha se nga data 25 nëntor i këtij viti do të nisë shpërndarja e njësive individuale dhe apartamenteve për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku bëri me dije edhe mënyrën se si do të kryhet shpërndarja e tyre. “Një vendim i rëndësishë, hapja e rrugës së shpronësimit me shkëmbim në Vorë me qëllim rindërtimin. Një vendim i rëndësishëm i kaluar në mbledhje e sotme (djeshme) për zonat e dëmtuara nga tërmeti, si do shpërndahen njësitë individuale duke nisur nga 25 nëntori i këtij viti. Në vendim është përshkruar qartë një mëyrë transparence e shpërndarejs së apartamenteve”, tha Ahmetaj. Numri dy i Qeverisë tha se shpërndarja do të nisë nga familjet që marrin ndihmë ekonomike, për nënat e vetmuara dhe për pjesën tjetër do të bëhet me short publik. “Që do të nisë nga familjet me ndihmë ekonomike, nëna të vetmuara, të moshuar të vetmuar, për pjesën tjetër do të veprohet me short publik transparent, që do zhvillohen nga njësitë vendore. Qytetarët do jenë përballë shortit publik, familjet do jenë përballë një procesi transparent, që mos ketë pikëpyetje”, tha zëvendësministri Ahmetaj dhe ish ministri për rindërtimin. Ai tha se brenda këtij procesi po ndërtohen edhe shkolla që po bëhen me donatorë. “Brenda procesit të rindërtimit do të ndërtohen, po ndërtohen 167 shkolla dhe jam duke përfshirë dhe shkollat që po bëhen nga donatorët. Sot që po flasim janë rreth 25 shkolla që kanë mbaruar krejtësisht dhe pjesa tjetër me buxhetin e shtetit janë në fazën përfundimtare të mbarimit. Jemi duke diskutuar me OSHEE që është sh.a dhe ka procedurat e veta për energjinë. Marrëveshjen e parë e kemi për apartamente”, u shpreh Ahmetaj.

Lexo edhe :  Rama publikon video me bufa, ironizon Berishën: Ja edhe tuneli i fitoreve imagjinare

 

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV