Vendimi i Gledis Nanos: Paratë e konfiskuara nga krimi do u jepen policëve, për punën jashtë orarit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kreu i ri i policisë së shtetit, Gledis Nano, në vendimin e tij të parë, ka vendosur që t’u kompensohet detyrimi i prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë, për orët shtesë të papaguara përgjatë viteve.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit u ka kërkuar drejtuesve të 12 qarqeve që të përllogarisin detyrimin ekonomik që i kanë policëve, në mënyrë që të kompensohet secili prej tyre.

Po si do paguhen ata?

Paratë për orët shtesë do të paguhen nga fondet e policisë, por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi. Nga 12 drejtori të qarqeve të policisë, 4 prej tyre i kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.

Pas faturës finale, pritet që të nisë kompesimi financiar. Kompensimi i efektivëve pritet të përfundojë brenda vitit, sipas kodit të punës.

Ndryshe nga sa jemi mësuar që vendimet e para të drejtorëve të policisë, konsistonin në ndryshim strukturash dhe ekipesh, Nano ka marrë një vendim që iu vjen në ndihmë efektivëve të thjeshtë.


Të fundit

Vendimi i Gledis Nanos: Paratë e konfiskuara nga krimi do u jepen policëve, për punën jashtë orarit

Kreu i ri i policisë së shtetit, Gledis Nano, në vendimin e tij të parë, ka vendosur që t'u...

E frikshme çfarë po ndodh në La Palma/ Llava derdhet në konin kryesor të vullkanit, evakuohen banorët (Video)

Nuk gjen qetësi La Palma. 25 ditë pas fillimit të shpërthimit të tij, vullkani Cumbre Vieja nuk di të ndalet me fuqinë e tij...

E rëndë! U përplas nga një furgon, humb jetën e mitura shqiptare në Itali

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën Emanuela Brahja, vajzës së vogël 11-vjeçare në Campodarsego të Italisë, e cila teksa po ktheje në...

Erëra të forta dhe përmbytje në Greqi, Korfuzi shpall gjendjen e jashtëzakonshme (Video)

Reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Greqi. Korfuzi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të motit të...

“Tentova të vras veten”, Arjola Demiri bën rrëfimin tronditës: Abortova binjakët kur u divorcova, pija alkool dhe ilaçe

Arjola Demiri gjatë qendrimit të saj në "Big Brother Vip" ka treguar detaje shumë të rëndësishme dhe të pathëna nga jeta e saj. Pasi...

Lajme të tjera

Web TV