Balla: Zgjedhjet do jenë në vitin 2023. Patronazhistët? E dimë që edhe PD i ka përdorur sa ne!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla tha dje se Opinioni i Venecias i vuri “vulën” kohës se kur të mbahen zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri. Balla reagoi në Kuvend pas publikimit të këtij raporti ku ekspertët e Komisionit të Venecias kishin arritur në përfundimin se Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore. “Ajo që duhet të bëjë ky parlament është që gjithë reforma në funksion të zgjedhjeve të garantojë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e pse jo të përpiqemi ta sigurojmë për zgjedhjet vendore te vitit 2023, se besoj që jeni të gjithë të qartë që zgjedhjet vendore do të jenë në vitin 2023 me rekomandimin e ardhur nga Venecia që i përcakton zgjedhjet e 30 qershorit te bazuara në kushtetutë dhe në ligj. Të nisim punën që sot që në zgjedhket e prillit 2025 edhe qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të kenë mundësi të votojnë”, tha Balla në Kuvend. Ndërkohë sa i përket sistemit të patronazhimit, Balla bëri ironi dhe tha se ai është një sistem që e ka përdorur edhe PD. “Punë të mbarë të hetoni edhe sistemin e patronazhimit se të gjithë e dimë që edhe ju e keni përdorur po aq njëlloj sa ne dhe është një mënyrë organizimi partie në të gjitha partitë që unë njoh dhe ju njihni”, tha Balla.

Të fundit

“Listat e kandidatëve, në mars”, Basha gënjen sërish, nuk nxori asnjë emër

“Dhe brenda 31 marsit, 140 kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike gati për procesin zgjedhor, në çdo moment”, zotohej...

Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë/ SPAK me njoftim zyrtar, ja për çfarë akuzohen

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet lidhur me procedimin penal nr.75,...

Media e pashpirt, si një hijenë!

Nga Mentor Kikia Ajo qe po ndodh ne Britani dhe jo vetem, me ekspozimin e detajeve te semundjes se nje gruaje eshte deshmi e regresit...

Zhvati miliarda euro/ “Mbreti i turpëruar” i kriptove dënohet me 25 vjet burg

Sipërmarrësi i turpuruar i kriptomonedhave, Sam Bankman-Fried, është dënuar me 25 vite burg, pasi u dënua për vjedhjen e miliarda dollarëve nga klientët e...

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e...

Lajme të tjera

Web TV