Demokrati e vë Berishën ‘me shpatulla pas murit’: Kërkuat ndjesë për Bashën, pas 8 vitesh kur dëmi u bë! Nuk e ndihmojmë dot PD duke thënë…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një prej demokratëve e ka vënë me “shpatulla pas muri” Sali Berishën, i cili tha se ndjesa e tij, nuk kishte asnjë vlerë pasi ka lejuar Lulzim Bashën 8 vite në krye të PD-së kur ndërkohë kjo parti është dobësuar.

Demokrati: Nuk e ndihmojmë dot PD duke thënë “marsh nga ditët tona”. Në aspektin politik uroj dhe ne e duam më shumë kur ti del i nderuar dhe në aspektin njerëzor, familjes suaj nuk i ndodh asgjë. Por unë kam nevojë për disa përgjigje. Bashën e kam kritikuar 8 vjet para. Ju keni kërkuar ndjesë, po ndjesë pas 8 vitesh gabime të njëpasnjëshme të Bashës dëmi është bërë dhe unë do isha i lindur sikur në 2013 e emëruat se ishte djalë i ri europian, por në 2017 ai bëri një marrëveshje me Ramën kokë më kohë, pastaj doli nga parlamenti.Sali Berisha: Të falenderoj për ndërhyrjen, do të saktësoj vetëm një moment. Unë e kam mbështetur me të gjithë mundësitë e mia Lulzim Bashën në këto 8 vite, por nuk jam unë që e kam sjellë atë, për këtë të garantoj. Pse? Unë dhashë dorëheqjen, kisha konceptin njeriu për shumë gjatë nuk duhet të rrijë, dhe asnjë tjetër përveç 2 personave nuk u paraqit për t’u kandiduar, dhe asnjërit nuk i kam thënë unë që kandidoni, kur u thashë që gara ishte e hapur, e mbështeta plotësisht. Në 2017 i kam thënë jep dorëheqjen se kjo humbje është poshtrim, kemi rënë më keq se 1997, dhe mënyra se si u mashtrua nga Rama, që i thoshte është “çun i mirë” dhe elektorali i djathtë u largua. Unë nuk kisha projekt, isha betuar të mos kthehesha, nëse dilja dhe do i thoja  “jep dorëheqjen” do e ndiqja këtë problem, vetëm sepse isha i betuar se nuk do kthehesha më.

Lexo edhe :  Makina përplaset me kolonën tek Ura e Tapizës, ndërron jetë 43-vjeçari


Të fundit

Demokrati e vë Berishën ‘me shpatulla pas murit’: Kërkuat ndjesë për Bashën, pas 8 vitesh kur dëmi u bë! Nuk e ndihmojmë dot PD...

Një prej demokratëve e ka vënë me “shpatulla pas muri” Sali Berishën, i cili tha se ndjesa e tij,...

Pas 7 muajsh në arrati, Stresi shfaqet në foltoren e Sali Berishës në Korçë

Foltores së Sali Berishës, i është bashkuar edhe Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi. Këngëtari është filmuar mes demokratëve në hyrje të ambientit ku...

Paloma bën rrëfimin shokues: Burri më ka dhunuar për 8 vite rresht, një ditë mori thikën…

Në “Big Brother VIP” zbuluam shumë të panjohura dhe detaje personale nga personazhet publikë që u bënë pjesë e tij. Që nga tradhëtia që...

“Ditëlindja më e bukur e jetës”/ Berisha surprizohet në Korçë: Jeni popull i pushkës dhe dijes

Ish-kryeministri Sali Berisha është zhvendosur sot në Korçë me foltoren e tij, ku ka vijuar me sulmet ndaj Lulzim Bashës, i cili e ka...

Vendimi për rinovimin e patentave, Rama: Duke nisur nga nëntori i këtij viti ulje drastike të tarifave

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë ata qytetarë që zotërojnë një leje drejtimi. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu...

Lajme të tjera

Web TV