Maratona e Tiranës/ Këto janë rrugët ku kufizohet qarkullimi të dielën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E kthyer tashmë në një traditë, këtë të dielë kryeqyteti do të presë për të pestin vit radhazi Maratonën e Tiranës, ku janë regjistruar për të marrë pjesë vrapues nga shumë vende të ndryshme të botës.

Përveçse një garë sportive, Maratona e kësaj të diele do të jetë edhe një ditë pa makina. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të tjerë që të dielën të mos përdorin automjetet duke lënë rrugët e lira.

Në rast se do të duhet të përdorin mjetet që ndodhen në parkingje brenda territorit, në datën 17 tetor, qytetarët duhet ta lëvizin makinën një ditë para maratonës, pasi gjatë zhvillimit të garës do të jetë e pamundur lëvizja e tyre.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës.

Sipas këtij plani është parashikuar që duke filluar nga e shtuna deri të dielën do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore, ku do kalojë itinerari i maratonës.

Bashkia e Tiranës informon qytetarët se kufizimi i qarkullimit të automjeteve, por edhe i parkimit të tyre, në segmentet ku do të zhvillohet Maratona e Tiranës do të fillojë në datën 16 tetor 2021 nga ora 08:00 deri në orën 12:00 dhe në datën 17 tetor 2021 nga ora 07:00 deri në orën 17:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona 2021” të organizuar nga Bashkia Tiranë.

Maratona do të nisë nga sheshi “Skënderbej” për të vijuar më pas në rrugët kryesore të qytetit.

Lexo edhe :  Rinasi, me biletat ajrore më të lira në botë

Të fundit

Doni lëkurë të pastër? Ja si ta përdorni të bardhën e vezës për të trajtuar fytyrën

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli...

Haiti, vriten tre persona, mes tyre vajza e një kongresmeni amerikan

Tre misionarë të organizatës amerikane “Misionet në Haiti”, qendra e të cilëve ishin vendosur në Oklahama janë vrarë pasi u zunë pritë nga një...

“Peshkaqenët e borxheve”/ Deralla: Në vitin 2020 Banka e Shqipërisë mori një plan masash

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave...

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha...

Skema e mashtrimit me mikro-kreditë/ “Rasti, më i keq se firmat piramidale”

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka goditur skemën e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet të ashtuquajtur mikrokredi me interesa të larta, për shlyerjen...

Lajme të tjera

Web TV