Polonia miraton ligjin për dëbimin e emigrantëve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Parlamenti i Polonisë ka miratuar një ligj, sipas të cilit policët kufitarë duhet t’i dëbojnë menjëherë emigrantët që përpiqen të kalojnë ilegalisht kufirin. Sipas ligjit, policët kufitarë do të kenë fuqi që të refuzojnë kërkesat e emigrantëve për azil politik.  Ligji i ri i miratuar në Parlamentin polak pritet të nënshkruhet nga presidenti Andrzej Duda.

Polonia dhe Bashkimi Evropian akuzojnë udhëheqësin autoritar të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, për dërgimin e mijëra emigrantëve në kufijtë e BE-së. Sipas BE-së, Lukashenko po përpiqet t’i destabilizojë shtetet e unionit, për t’u hakmarrë kundër sanksioneve që i ka vënë blloku.

Megjithatë, sipas ligjit ndërkombëtar, kushdo që kërkon azil, duhet të merret në mbrojtje edhe nëse e ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshmë, por duket se Polonia nuk do ta zbatojë më këtë ligj.

Polonia ka qenë në qendër të debateve kohët e fundit, pasi është akuzuar se kthen emigrantët. Së paku gjashtë viktima janë gjetur pranë kufirit të Polonisë, ndërsa dyshohet se kanë vdekur si pasojë e të ftohtit.

Polonia ka ngritur një gardh të përkohshëm me tela përgjatë kufirit të saj dhe të enjten parlamenti në Varshavë planin për të ndërtuar një mur kufitar.

Ndërkohë edhe shtetet anëtare të BE-së, Lituania dhe Letonia janë përballur me rritje masive të emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Azisë që përpiqen të hyjnë ilegalisht nga Bjellorusia. Akuzat se nxit emigrantët drejt kufijve të BE-së, Lukashenko i ka mohuar, madje fajëson politikanët perëndimorë për situatën në kufi.


Të fundit

Polonia miraton ligjin për dëbimin e emigrantëve

Parlamenti i Polonisë ka miratuar një ligj, sipas të cilit policët kufitarë duhet t’i dëbojnë menjëherë emigrantët që përpiqen...

Sekuestrohen 5.4 kg kanabis në një banesë në Vlorë, arrestohet 25-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar 5.4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe ka arrestuar një 25-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP...

Vrau 10 fëmijë, turma e njerëzve në Kenia dhunojnë deri në vdekje të riun

Një turmë në Kenia ka vrarë një vrasës serial, pas rrëfimit të këtij të fundit. Masten Wanjala u vra nga një grup banorësh në qytetin...

Shpërthim në një xhami në Kandahar gjatë faljes së namazit, 16 të vdekur dhe 32 të plagosur

Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe 32 të tjerë janë plagosur pasi një shpërthim goditi një xhami shiite gjatë lutjeve të së premtes...

PS dorëzon propozimin për shtyrjen e Komisioneve të Vettingut

Maxhoranca depoziton në Kuvend amendamentin për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut në drejtësi. Mandati organeve të vettingut përfundon në qershor 2022. Me këtë amendament...

Lajme të tjera

Web TV