Rama-Basha debat 30 minuta për “Foltoren” e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe kreu demokrat Lulzim Basha janë përplasur dje në replika duke përfshirë në verbin e tyre politik “Foltoren” e Berishës. Basha në “hidhet në sulm” duke e barazuar Ramën si kundërshtarin e tij njësoj si Berisha.

 

Seanca e djeshme parlamentare nisi si “debat për krizën enegjitike”, por u kthye në mirëfilltas politike mes Ramës dhe Bashës, duke pasur si “objekt” diskutimi Sali Berishën. Kreu i PD-së, i ndodhur në sulmin e ish-liderit Sali Berisha iu “hakërrye” Ramës, duke i kujtuar se shumë shpejt edhe ai do të bëhet gati për foltoren. “E ka mendjen te dikush tjetër dhe flet për dikë tjetër. Zemra i rreh për ustain që nuk ia ka kaluar kurrë për gjërat e mira, por për të këqijat ia ka kaluar 500 herë. Unë në këtë sallë nuk jam për të qenë dikush tjetër, përveç vetes. Sa herë më sheh, të del para vetes ora e rërës. Thuaj langonjve të tu që të vetëpërmbahen kur i drejtohen opozitës së vendit”, tha Basha duke ju drejtuar Edi Ramës. Kreu demokrat theksoi gjithashtu se mund të marrë leksione prindërimi nga kushdo në Shqipëri, përveç Edi Ramës. “Halli yt është se të ka mbaruar vaji i kandilit dhe këtë ti e di shumë mirë. Nuk ke më me çfarë të merresh dhe e di që nuk ka më dhjamë shqiptarësh për të shtrydhur. Foltorja nuk është halli im, po halli yt. Bëhu gati edhe ti për Foltore”, i tha Basha Ramës, duke kujtuar “Foltorja” e ngritur nga ish lideri demokrat Sali Berisha. “Mos hyr në garë se kush më shan më shumë, se në këtë garë ke hyrë me ustain, se për të shara nuk e konkurron njeri ustan tënd, është sharësi dhe shpifësi më i madh në trojet shqiptare. Ti je shumë më majolik, ai është origjinali, ti je kopja. Kur të kalosh nga kopja tek origjinali mund të bëhesh gati për bashkëqeverisje”, iu përgjigj në replikë kryeministri Edi Rama, Lulzim Bashës. Sipas Ramës, ajo që po ndodh në PD është e shëmtuar. “Ajo që ndodh me ju, mua jo vetëm nuk më argëton, por më bën të ndjehem keq sepse është fundi i etikës i një partie, e cila ka bërë çka bërë, por deri këtu nuk kishte shkuar. Që ta dish është shumë e shëmtuar ajo që po ndodh. Foltoren këtu nuk e solla unë këtu, nëse do ta sjellësh ti këtu. Pse ndërhyn dhe pse qesh se e qeshura ka filluar të të dalë me shumë vështirësi këto kohë. Të kam pikë referimi gjithë këto kohë. Mendoj për të mirën tënde këto kohë se sa më mirë të jetë opozita aq më shumë angazhohet mazhoranca. Foltoren e sjell ti kur vjen këtu i fundit se zgjohesh më vonë se të gjithë ne këtu. Dhe fillon nje llogore”, tha Edi Rama si kundërpërgjigje ndaj Bashës. Me tej kryeministri e krahasoi Bashën me “kopje të Berishës”, teksa komentoi akuzat e hedhura gjatë seancës. Sa më shumë e imiton, aq më pak mund të kthehesh në realitet ato që sheh në ëndërr. Ai thoshte që edhe studentët e mjekësisë, ti thua të psikologjisë. Ai vinte diagnozë kur replikonte me mua, dhe ti vure diagnozë sot. Ai ishte autori i i një dosje të fabrikuar që i ka dalë edhe rrënja e së vërtetës në lidhje me djalin tim, ti e rimerr këtu prapë dhe më tregon ti mua prindin dhe këta duatrokasin. E kupton sa poshtë je? Me këto do ta ringresh se ke që nga 2013 dhe prapë nga humbja në humbje. Me këto do të bësh ti opozitën duke iu referuar ustait tënd duke folur si ai duke nxjerrë fjalë që është turp për të gjthë ne qe jemi këtu dhe si prindër në radhë të parë për të mbushur TV me ato lloj fjalësh ul e ngri fjalët më të ulëta, me këto nuk fiton”, tha Rama.

Lexo edhe :  Protagonizmi bosh, shërbimi më i mirë që mund ti bësh Ramës’! Kryemadhi e ka me Metën?

Kriza energjitike

Gjatë seancës plenare kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në Kuvend se kryeministri Edi Rama po bëhet gati që të vjedhë shqiptarët“ me pretekstin e një krize, që nuk është krizë energjie, por korrupsioni”.  A I ka quajtur mashtrime të gjitha përgjigjet e dhëna nga kryeministri Edi Rama për krizën energjitike dhe masat që duhet të marrë qeveria. Basha e quajti thjesht një zhvatje të xhepave të qytetarëve. “E gjithë puna është se si të heqësh vëmendjen. Kjo është foltore për të dhënë llogari para shqiptarëve dhe duke qenë se nuk jep dot llogari, përfundon në një logore duke shpresuar që shqiptarët ta shtyjnë dhe një ditë tjetër pa bukë. Gjërave kryesore jo vetëm që nuk u dhe përgjigje, por mashtron pa turp. Ke rritur me 120 lekë naftën në vitin 2014 dhe një vit më pas, shtove 120 lekë taksën e qarkullimit. Ty të kanë sjellë nga Parisi, ke bërë betejat e tua, ke lidhur aleancën me krimin që kur u ule në karrigen e Ministrisë së Kulturës e të gjitha me radhë, deri në vitin 2011. Sot, ti po bëhesh gati të vjedhësh shqiptarët me pretekstin e një krize, që nuk është krizë energjie, por korrupsioni”, u shpreh Basha. Kreu i demokratëve tha se për tunelin e Llogarasë po paguhen 12 milionë euro. “Sepse je ti që në këtë kohë po paguan 12 milionë euro më shumë për tunelin e Llogorasë, je ti që në këtë kohë ke blerë 10 milionë euro më shumë energjinë sesa bursa, është hajdutëria jote që vazhdon të gërryejë financat e shtetit”, shtoi Basha. Sa u përket shifrave dhe abuzimeve të qeverisë që përmendi Basha, Rama u përgjigj se nuk mund të marrë leksione nga një njeri që nuk ka bërë asgjë në jetën e tij, por i është dhuruar. “Nuk i bën dot aq km sa kam bërë unë në Shqipëri për shkak të detyrës dhe e sjell këtë për të thënë që si e njoh unë në çdo cep nga veriu në jug nga lindja në perëndim këtë vend, në sa familje kam shtrënguar unë duar, ty të duhen disa jetë dhe sikur të zgjohesh herët, kurse me këtë regjim gjumi që ke ti të duhen shekuj ta bësh këtë punë kështu që mua mos më trego familjet e varfra, sepse unë di dhe lexoj shifrat dhe i kam këtu te lëkura e dorës. Qindra mijëra duar këtu i kam dhe në këtë pikë askush nuk më jep dot leksione te njohja e këtij realiteti. Ty ti kanë dhënë gjërat gati. Ti duhet të tregosh çfarë bën njëherë na trego një vepër, na thuaj dilni atje dhe na thuaj këtu është vepra. Nuk po të them koston e Rrugës së Kombit, që po vazhdon të përfundojë akoma. Të dalin cicërimat lirshëm kur flet për miliona”, tha Rama.

 

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV