Venecia: Kushtetuesja s’ka kompetencë për të shqyrtuar vendoret e 30 qershori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore: në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e Komisionit të Venecias në projekt opinionin e përgatitur në përgjigje të kërkesës së paraqitur në muajin korrik nga vetë Gjykata Kushtetuese, të cilin Zëri i Amerikës e ka parë. Projekt opinioni do t’i nënshtrohet diskutimeve në seancë plenare ditën e nesërme, kur pritet të miratohet dhe teksti përfundimtar. Çështja në Gjykatën Kushtetuese shqiptare u ngrit nga Shoqata e Bashkive. Pas seancës së zhvilluar më 23 qershor, ku u dëgjuan pretendimet e të gjitha palëve, anëtarët e Gjykatës vendosën që t’i drejtohen Komisionit të Venecias, me 3 pyetje. Pyetja e parë ishte nëse “mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës, se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?” Kjo pyetje lidhet me pretendimet e ndryshme të ngritura mbi kompetencën e Gjykatës për këtë çështje. Neni për të cilin kërkohet interpretim saktëson në pikën 1, shkronja “e” se Gjykata Kushtetuese vendos për “çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës, të deputetëve, të funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre”. Pikërisht këtij neni i është referuar ndër të tjera dhe Shoqata e Bashkive. Siç shpjegon në shkresën dërguar Venecias, vetë Gjykata Kushtetuese, ky moment është përfshirë në Kushtetutë pas ndërhyrjes së bërë në kuadër të reformës së dekriminalizimit, për t’i njohur të drejtën e ankimimit personit që preket, duke qenë se bëhet fjalë për një kufizim të një të drejte kushtetuese.

Ekspertët e Venecias, pas një analize të gjatë juridike arrijnë në përfundimin se “kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor”. Pas këtij konstatimi, përgjigjet e dy pyetjeve të tjera, që në fakt ishin në mbështetje të së parës, nuk kanë më ndonjë peshë, edhe sepse në përmbajtje kërkojnë përgjigje për çështje të cilat janë prekur në Opinionin e mëparshëm të Komisionit të Venecias, ndonëse mënyra si janë shtruar ngjan me tepër sikur kërkojnë një përgjigje në aspektin e doktrinës dhe jo kontekstit konkret. “Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?”, është pyetja e dytë. Në fakt çështja që ngrihet ka gjetur një argumentim relativisht të gjerë të Komisionit, në Opinionin e tij të vitit 2019. Në projekt opinionin e tanishëm ekspertët sakëtsojnë se “parimet e periodicitetit të zgjedhjeve dhe të pluralizmit politik nuk ka gjasa të konfliktohen në vetvete me njëri -tjetrin, pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash. Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që të mbizotërojë ai qëllim, ndërhyrja duhet të ketë një bazë ligjore dhe të jetë proporcionale. Parlamenti ka një vlerësim të gjerë për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve; në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese”.

Lexo edhe :  Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane/ Berisha loboi kundër meje

 

Pyetja e tretë ngre po ashtu një çështje të prekur po ashtu më parë. “Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cënuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?”, është formulimi i bërë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka shpjeguar se “nisur nga momenti kohor kur është bërë anulimi i zgjedhjeve (gati 3 javë para mbajtjes së tyre sipas datës së dekretuar fillimisht shën. red.) organet e përfshira në procesin zgjedhor të datës 30 qershor 2019 kanë mbajtur qëndrime të ndryshme. Kjo për shkak të faktit se gjatë kësaj periudhe Gjykata Kushtetuese nuk ka qenë funksionale dhe se nuk ka patur asnjë kërkesë tjetër gjyqësore të paraqitur në asnjë instancë gjyqësore”. Sipas ekspertëve të Venecias “Pyetja nr. 3 ngre çështjen e pasigurisë juridike në kontekstin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Edhe nëse një pasiguri e tillë juridike nuk mund të kundërshtohet, pasiguria politike ka ndikuar thellësisht dhe në mënyrë të përsëritur në skenën politike shqiptare në një masë akoma më të madhe. Ndërsa “autoritetet publike dhe partitë politike” nuk kanë siguruar “interesin më të lartë të votuesve”, arsyeja nuk vjen thjesht nga “veprimet” e tyre, por nga polemikat e vazhdueshme mes tyre, që shkojnë deri në pikën e gërryerjes së vetë legjitimitetit të demokracisë para elektoratit”. Për këtë arsye, sipas ekspertëve “mbetet bashkë-përgjegjësi e autoriteteve publike dhe e gjithë spektrit politik për të rikthyer besimin në institucionet shqiptare dhe në proceset zgjedhore. Kjo nënkupton përgjegjësinë e të gjithë këtyre palëve të interesuara për të promovuar dialogun politik midis të gjitha forcave politike, si dhe midis institucioneve kombëtare, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndër të tjera. Kjo nënkupton gjithashtu rivendosjen e një zgjedhjeje kuptimplote për votuesit. Të gjithë këta elementë janë parakushte sine qua non, por jo eskluzive për zgjedhjet demokratike”.VOA

 

 

Të fundit

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet...

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD...

Përmbytjet në Dubai/ A ka lidhje “mbjellja artificiale e reve” me stuhinë e shekullit?

Një stuhi goditi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin këtë javë duke sjellë reshje rekord që përmbytën autostrada, përmbytën shtëpi, trafik të bllokuar nga...

Lajme të tjera

Web TV