Zhvillimi i garës “Fun Run”/ Ja rrugët ku do ndalohet qarkullimi dhe parkimi ditën e nesërme

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në prag të garës Fun Run që do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në datën 16 tetor me nxënësit e shkollave 9-vjeçare , ora 08:00-12:00, Bashkia e Tiranës i bën thirrje qytetarëve që jetojnë apo punojnë në të gjithë perimetrin e garës që të mos parkojnë automjetet e tyre dhe të mos lëvizin me makinë.

Në këto rrugë është vendosur sinjalistikë e përkohshme rrugore nga Bashkia Tiranë. Ata qytetarë, që do të duan të lëvizin me mjetin e tyre, që ndodhet në parkimet brenda perimetrit të garës, duhet ta lëvizin mjetin një ditë përpara, pasi rrugët do të bllokohen dhe nuk do të kenë mundësi të hyjnë-dalin në perimetrin e garës.

Duke filluar nga sot, 15 tetor, ndalohet parkimi në rrugën e Kavajës” (Seg.Bogdanët- Dedë Gjon Luli); rrugën “Ibrahim Rugova”; rrugën “Lekë Dukagjini”; rrugën “Papa Gjon Pali II”; bulevardin “Gjergj Fishta” (Seg Ibrahim Rugova-Astrit Balluku); bulevardin “Bajram Curri” (Seg Nazi Demi-Ibrahim Rugova); rrugën “George W.Bush” (Seg.i Rr.Elbasanit- Abdi Toptani) si dhe në bulevardin “ Dëshmorët e Kombit”.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet si më poshtë:

1-Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 16 Tetor 2021 nga ora 08:00 deri në orën 12:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona Fun Run” të organizuar nga Bashkia Tiranë, si më poshtë:

•Ndalohet qarkullimi në blv “Dëshmorët e Kombit” deri te sheshi “Skënderbej” në datën 16 Tetor 2021 nga ora 08:00 deri në orën 12:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

•Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si më poshtë:

a.Në rrugët “Lek Dukagjini”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri” dhe rruga “Papa Gjon Pali II”.

b.Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” me dalje në blv “Dëshmorët e Kombit”.

c.Në kryqëzimin e blv “Bajram Curri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

d.Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

e.Në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në blv “Dëshmorët e Kombit”.

1.1Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane do të pezullohet përgjatë gjithë blv “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:

Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Willson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri”-“Myslym Shyri”-“Ibrahim Rugova” – blv “Gjergj Fishta”, kurse pjesa tjetër e itenerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Lexo edhe :  Kriza e energjisë/ Administratori i OSHEE-së injoron Bashën: Kur flet ai, fle gjumë! Thotë gjëra as në qiell e as në tokë

Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Ëillson”.

Linja Nr. 3 “Kashar–Yzberisht – Qendër”devijon te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën“Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe tek Kafe “Flora”– rruga Mine Peza – rruga “e Durresit”.

Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia”- “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e “ Durrësit”.

Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – blv “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e “ Durrësit”.

Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryëzimin “E Elbasanit”- “Ismail Qemali” – blv “Bajram Curri”-“E Elbasanit”.

Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – rruga “Jordan Misja” devijon në kryëzimin e rrugës së “Elbasanit”- rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali II” – blv “Bajram Curri”-rruga “e Elbasanit” dhe pjesa tjetër e itenerarit blv “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë).

10/B “Qendër – Mihal Grameno –Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në kthim te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën“Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe pjesa tjetër “Zogu I” – “Fortuzi” – “Mine Peza”.

12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe pjesa tjetër blv “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”– Unazë – rruga “5 Maj”.

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet në rrugën kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi Willson.

Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”.

Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio të devijojë te rruga “E Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOB).


Të fundit

Zhvillimi i garës “Fun Run”/ Ja rrugët ku do ndalohet qarkullimi dhe parkimi ditën e nesërme

Në prag të garës Fun Run që do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në datën 16 tetor...

BE nxit bashkitë në Shqipëri për integrimin, mbështetje miliona dollarë për projektet e reja

Bashkimi Europian njoftoi tre projekte të reja që mbështesin financiarisht në disa milionë dollarë bashkitë në Shqipëri. Projektet “Bashkitë për në Europë”, “BE për...

Fëmija urinon gjatë pagëzimit të tij, shkaktohen të qeshura në kishë (Video)

Një fëmijë, ende pa mbushur një vjeç, ka urinuar gjatë pagëzimit të tij në një kishë të New Yorkut. Mediat e huaja kanë publikuar videon...

Thellohet bilanci i viktimave në Afganistan/ Shkon në 47 numri i të vdekurve nga sulmi në xhami

Është thelluar bilanci i shpërthimit vetëvrasës në një xhami në qytetin jugor afgan të Kandahar. Të paktën 47 persona kanë humbur jetën dhe ka...

Gati koalicioni në Gjermani, ja kur pritet të formohet qeveria e re

Tre partitë fituese të zgjedhjeve parlamentare deklaruan nisjen e negociatave për qeverinë. Ndarja e posteve pritet të jetë vendimtare për profilin programor të partive...

Lajme të tjera

Web TV