Maratona e Tiranës 2021/ Veliaj uron çiftin nga Afganistani që do të garojë nesër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hazizi dhe Fatima, çifti nga Afganistani, që mbërriti bashkë me refugjatët e parë që lanë vendin e tyre për shkak të luftës, kanë vendosur të bëhen edhe pjesë e Maratonës së 17 Tetorit. Gjatë një pritjeje në zyrën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar dy të rinjtë për angazhimin në jetën publike e posaçërisht pjesëmarrjen e tyre, bashkë me qindra vrapues të tjerë të huaj në Maratonën e cila do ta kthejë të dielën kryeqytetin në arenën më të madhe sportive të vitit.

“Jam shumë i lumtur sot që jam këtu me Hazizin dhe Fatimen, dy miqtë tanë nga Afganistani të cilët kanë vendosur të bëhen pjesë e Maratonës së Tiranës. Unë e di që për ta ka qenë një tranzicion shumë i gjatë dhe i vështirë. Erdhën nga Afganistani, por duan të integrohen në Shqipëri, të hapin edhe një restorant në vendin tonë dhe të fillojnë një jetë të re dhe të krijojnë një familje. Janë dy miq specialë në Maratonën e Tiranës, doja një pritje të veçantë dhe t’iu uroj atyre shumë suksese. Sigurisht që kjo garë është e rëndësishme por jo aq e rëndësishme sa gara e madhe që kemi përpara, për të krijuar një familje në vendin tonë dhe për t’ia filluar jetës nga e para, ashtu si shumë prej nesh filluan jetën nga e para kur kanë qenë në emigracion dhe është dashur të përballen me shumë sfida,” u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku Veliaj.

Të rinjtë afganë falenderuan kreun e Bashkisë, sidomos për mikpritjen e veçantë që u bëri Tirana bashkëkombësve të tyre. “Jemi pafund të lumtur dhe shumë faleminderit për pritjen. Falenderoj qeverinë dhe qytetarët shqiptarë për mikpritjen shumë të ngrohtë që na dhanë në kohën kur ne kishim nevojë më shumë dhe kur shumë vende të tjera na kthyen shpinën, ishte Shqipëria që na mirëpriti. Ju falenderoj dhe jam shumë entuziast, unë edhe bashkëshortja ime që do i bashkohemi Maratonës së Tiranës,” u shpreh Hazizi. “Unë dua të falenderoj të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht zotin kryebashkiak,” tha Fatima.

Të fundit

FOTO/ Çfarë ka ndodhur? Jetmir Salaj në zi, humb personin e afërm

"Zoti merr pranë vetes gjithmonë më të mirët"– kështu shkruan Jetmir Salaj në ‘instastory’ bashkangjitur me një foto me...

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur. Shkencëtarë në Australi kanë hapur një debat...

Kryeqyteti më i mirë i Evropës për të qenë turist në 2024

Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u vizituar si turist është Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë ka qenë një destinacion magjepsës prej kohësh,...

Shumë pranë nesh, cili është qyteti i shpallur me aromën më të mirë në botë

Mund të tingëllojë pak e çuditshme, por nëse keni pyetur ndonjëherë se cili qytet ka aromë më të mirë, ne kemi përgjigjen. Kompania britanike HAIPP ka...

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

Nga Ylli Pata Ka shumë pikëpyetje, por ajo që vjen si e dhënë nga territor, është se mjaft nga qytetarët që votuan Benet Becin ishin...

Lajme të tjera

Web TV