Takim virtual me shkrimtarin Artur Spanjolli dhe një bisedë mbi letërsinë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Fatmir Minguli

Kishte kohë që ndiqja me interes krijimtarinë e shkrimtarit Artur Spanjolli, i cili jeton dhe punon në Itali prej shumë kohësh, që nga viti 1992. Duke qenë nga qyteti i Durrësit për Arturin kisha atë lloj kurreshtje që lind për ata krijues që janë jashtë Shqipërisë e që sot janë një armatë e madhe shkrimtaësh dhe poetësh. Në intervistën e mëposhtme vetë Arturi thotë se në Itali ka mbi 50 autorë shqiptarë që shkruajnë poezi dhe prozë. Në këtë intervistë vetëm me pak pyetje dhe përgjigje zbulohet thelbi i krijimtarisë së këtij autori. Vetë intervista ka qëllimin e një njohjeje konkrete, jashtë formave standarte dhe statike. Ky bashkëbisedim virtual është shumë më i vlefshëm se sa prezantimet sterotipe që bëhen shpesh në promovime librash apo dhe në forma të tjera që përmbajnë zyrtaren.

Ky autor ka botuar këto libra:
“Nata e qiparisave të huaj” (1994), Tiranë, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”
“La Cronaca di una vita in silenzio” (2003), Besa Editrice, Itali
“Kronika e një jete në heshtje” (2005), Besa Editrice, Itali
“Eduart” (2005), Besa Editrice, Itali
“La Teqja” (2006), Besa Editrice, Itali
“L’accusa” (2007), Ediarco. Itali
“I nipoti di Scanderbeg” (2008) Itali, Besa editrice.
“La sposa rapita” Itali, Besa editrice.
Siç shihet nga titujt e librave ato janë botuar edhe në shqip edhe në italisht, çka përbën një meritë dhe njëkohësisht guxim. Artur Spanjolli boton vazhdimisht tregime, poezi në faqet e shtypit të shkruar në Shqipëri si gazetën letrare “Ex libris”, etj pa përmendur botimet online sidomos në portalin VOAL. Ai ka mbaruar Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Firence, në vitin 2000. Ka fituar çmime të ndryshme në konkurse letrare që organizohen në Itali.

Si filloi karrjera juaj letrare? Përse vendose të shkruash dhe raporti mes kulturës shqiptare, asaj italiane dhe botërore.
Karriera ime letrare filloi si papritur në moshën 19 vjeçare. Atëhere filloi interesi im personal mbi artin e të shkruarit. Ishte pra pamundësia për të fituar konkursin për në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, (unë kisha mbaruar Liceun në Durrës në vitin 1988). Në Tiranë, konkuronin mbi 1000 vetë dhe fitonin më pak se 30, ndaj, mes ryshfeteve edhe të rrekomanduarve të sistemit, ishte e pamundur. Ndaj unë, natyrshëm, vetvetiu, fillova të merresha me poezi dhe u përqëndrova tek leximet, gjithmonë me qëllimin që të fitoja një bursë për të vazhduar shkollën për Gjuhë Letërsi në Tiranë. Lexoja Lorkën, Nerudën, Poradecin. Poezitë e Kadaresë dhe gjithçka ishte përkthyer asaj kohe nga letërsia botërore. Fare pak do të thoja, por për mua ishin shumë të rëndësishëm. Tek Biblioteka në Durrës gjeta autorë gjysëm të çensuruar si Whitman, Haine dhe Ghete, por edhe poet të tjerë. Tani që jetoj në një kontekst shumë më të gjërë letrar kuptoj se sa të madh e kishim zellin në atë epokë rinore, edhe pse na mungonin përkthimet dhe leteratura e huaj. Gjithashtu tani, arrij ta shoh më mirë raportin e pandashëm mes kulturës shqiptare, asaj italjane dhe asaj botërore. Dihet se botët janë gjithmonë në ferment. Gjithçka tashmë lëviz, përzihet, shkëmbehet. Po ashtu ndodh edhe me letërsinë e mirë. Ajo migron, përkthehet kudo. Gjithashtu popujt, shkrimtarët. Vetëm në Itali operojnë më shumë se 50 autorë me origjinë shqiptare që shkruajnë si poezi ashtu edhe prozë. Historikisht kontaktet e kulturës shqiptare me atë Italjane janë të hershme. Përmend këtu Marin Barletin, Danten e përkthyer shqip. De Radën dhe letërsinë arbëreshe. Vetë Indro Montanelli shkroi një libër mbi shqiptarët në kohën e Musolinit. Tani kemi edhe vajzat shqiptare që na prezantojnë me libra dinjitozë; si edhe një plejadë të tërë shkrimtarësh shqiptarë që shkruajnë dhe operojnë gjithkund nëpër botë. Ajo që sot quhet letërsi e diasporës.

Nga vini ju? Kush është origjina juaj dhe sidomos ç’lidhje ka ky mbiemër me ju? E di se përpara se të merreshit me letërsi, ju keni studjuar në liceun Artistik “Jan Kukuzeli”, dikur: “Mujo Ulqinaku” dhe e donit shumë artin figurativ, pastaj ndryshuat drejtim dhe iu dedikuat letrave. Kush është prejardhja juaj kulturore dhe në ç kushte, në ç rrethana lindi ky pasjon për artet.
Unë vij, ose më mirë, prindërit e mi, vijnë nga dy fshatra të Shqipërisë së Mesme. Likesh-i, i Shijakut mamaja dhe Kanaparaj i Kavajës, babai. Është pikërisht nga Kanaparaj nga ku rrjedh ky mbiemër kaq interesant, por gjithçka është e mbledhur me mister. Nuk dihet asgjë e sigurtë për prejardhjen e këtij mbiemri. Ndoshta, gjatë kryqëzatës së katërt kundër Kostandinopolit, organizuar nga papa Inocenzi i III –të, kur ushtria u ndal në rrethinat e Durrësit, shumë ushtarë aragonas dhe katalanas, mbas kthimit nga lufta, u sistemuan në rrethinat e Shkëmbit të Kavajës, afër Golemit. Aty mbeti edhe mbiemri “Spanjolli”. Përsa i përket pjesës së dytë të pyetjes. Po. E doja shumë artin e skulpturës edhe pse librat i lexoja gjithmonë me dëshirë. Çdo libër ishte një botë e re, më vete. Një pasuri, vlerë që i shtohej eksperiencës time. Edhe pse në shtëpi nuk kisha një bibliotekë familjare, unë rrëmoja që i vogël nëpër bibliotekat e qytetit. Si në atë për fëmijë, por edhe në atë për të rritur, duke marrë rregullisht libra për lexim. Ishte e vetmja formë për tu pasuruar shpirtërisht. Ndërsa pasjoni për të vizatuar lindi që herët. Që kur isha 13 vjeç unë kaloja kohën duke vizatuar natyra të qeta me laps. Punë që ia dërgoja në Shijak piktorit Agim Faja, i cili mi shihte dhe më jepte këshillat përkatëse. Eksperiencë kjo e artit figurativ që tani më ndihmon për detajin artistik në letërsi dhe anasjelltas.

Lexo edhe :  “Lulzim, je hallexhi sot”, Rama opozitës: Harrojeni komisionin “Becchetti”, po mbroni një të shpallur në kërkim!

Si lindin idetë për një libër? Gjithashtu, do të doja të më flisnit pak si e përjetoni ju raportin e pandashëm mes jetës reale familjare dhe asaj krijuese?
Është gjithmonë e çuditshme dhe e pakuptueshme se si mund të lindë ideja mbi një libër dhe sidomos si bëhet i mundur krijimi i tij. Ideja e një libri mund të vijë nga leximi i një libri tjetër, nga reflektimi mbi një ndodhi, mund të vijë direkt edhe nga bota e ëndërrave. Asnjëherë nuk është e qartë. Psh, nga brendia e një romani tim, kanë dalë tre libra të tjerë si zhvillime. Pra kemi edhe libra nëna të cilët pjellin libra fëmijë. Truri jonë është gjithmonë në lëvizje, në hulumtim, ofiçina nuk mbyllet kurrë, ajo zgjedh, seleksjonon, arsyeton, fshin, krijon sintezë, krahason simbologjitë. Sidomos truri i krijuesit është gjithmonë me temperaturë. Jeta e tij është krejt ndryshe nga jetë e llogjikshme e botës reale. Këtë fenomen e shpjegon mirë edhe Kadare tek libri “Ftesë në studio” kur flet për kohët e shkrimtarit. Koha e periudhave të shtatzanisë letrare, ndoshta po ta mbledhësh bashkë nuk e kalon disa ditëshen. Dhe kjo, ahime ecën paralel keq me jetën normale. Shkrimtari ka dy jetë, dy botë dy mendësi. Njëra është ajo e së përditshmes, monotonja, me sëmundjet, pazarin, gatimin, problemet familjare, tjetra është ajo e krijimtarisë e cila nuk e lë kurrë të qetë dhe e gërryen nga brënda me mundin e saj. Ajo don gjithmonë gjak jete normale, sakrifica dhe përhumbje në një botë fantastike, imagjinare. Kjo është edhe arsyja kryesore pse jeta e artistit nuk përputhet si duhet me jetën familjare.

Kush janë sipas jush elementët thelbësorë të cilët mund të bëjnë që të lindi një shkrimtarë të vërtetë. Një shkrimtar, siç e quani ju, “race”, dhe si mund të arrihet kjo?
Përveç talentit, predispozitës natyrale që të dishë si të tregosh, të shkruarit edhe mësohet. Një njeri pra, mund të mësojë të shkruaj. Leximet e shumta, intuita dhe vullneti, janë tre elementët vendimtarë. Nuk mund të kuptohet dot një shkrimtar i mirë pa absorbuar, simbas meje, ç është shkruar më parë nga klasikët e letërsisë botërore. Për çdo komb ai duhet të njohi të paktën disa nga përfaqsuesit e saj. Por siç thotë edhe Heminguej, një shkrimtar edhe bëhet me punë. Është një profesion pra që po të ushtrohesh, arrin të shprehesh mirë. Edhe pse dhuntia ose mjeshtëria e tregimit është shumë e ndërlikuar dhe e koklavitur. Kur shkruhet një roman, si dirigjenti orkestrën, duhet të kontrollohen shumë instrumentë të cilët ecin paralelisht.

Sa e rëndësishme dhe sidomos sa influencon për një shkrimtar si ju, fakti që gjendeni mes tre botësh të ndryshme. Asaj orjental-myslymane të origjinës tuaj, asaj komuniste ku keni lindur dhe jeni bërë 20 vjeç dhe asaj perëndimore e kapitaliste në Itali ku jetoni tashmë që prej 30 vjetësh.
Është e vërtetë. Unë jam një shkrimtar i cili gjendet mes tre botëve. Atyre botëve që ju përmëndët më sipër. Kjo është një pasuri e vyer për një tregimtar. Duket sikur ai ka jetuar tre jetë dhe po shtosh edhe librat pa fund që ka lexuar atëherë njohuria, kultura e tij bëhet fare e hatashme. Këto tre botë kanë pikat e tyre të takimit, por edhe pikat ku ato ndahen fort nga njëra tjetra. Pikat ku ato, jo vetëm që nuk përputhen por krijojnë edhe çarje gjeneratash. Çarje plot dhimbje dhe drama. Truri i artistit, ofiçina e tij krijuese, është një organ i cili është gjithmonë në ndryshim, trasformim. Brenda meje kam bërë shumë revolucjone në konceptet e mija, duke evoluar besoj, por gjithmonë kam ruajtur vlerat e familjes time. Ato vlera njerzore që na rritën dhe të cilat unë i kam shprehur tek disa nga romanet e mia.

Çfarë shikoni te përbashkët mes autorëve italianë dhe shqiptarë lidhur me idenë e realizmit magjik, në veçanti atij latino amerikan?
Elementi i realizmit magjik është një element dominues në letërsinë hispanike të mes shekullit të kaluar. Ajo erdhi natyrshëm në atë letërsi e cila e pati kulmin e saj me Markez, Borges, Asturias, Alende, Rulfo. Por elementi magjik, siç e ka evidencuar Todorov tek studimi i tij mbi letërsinë fantastike, është vetëm një komponent i fantastikes. Kemi një shumëllojshmëri formash fantastike me të cilën shkrimtarët janë shprehur dhe shprehen nëpër librat e tyre. Kemi të mrekullueshmen, kemi surrealen, kemi formën onirike, kemi magjiken etj. Libra si “Pallati i ëndërrave”, “Baroni i shfrenuar” i Kalvinos, “Shpirtëra të vdekur!” i Gogolit, apo “Pinoku” i Collodi-t, i kanë rrënjët e tyre thjeshtë tek koncepti fantastik i të shkruarit. Vetë letërsia botërore fillon me nje kryevepër fantastike: “Odiseja.” Tani, idenë e realizmit magjik mes letërsisë shqiptare dhe asaj italjane, gjatë studimit tim mbi letërsinë fantastike e kam hasur tek “Kush e solli Doruntinën” apo tek “Vera pa kthim” e Mustafajit, por gjithashtu edhe tek letërsia italjane moderne. Në librat e Parisi-t, Kalvinos dhe sidomos tek Buzati. Autorët italianë, janë munduar të shprehen nëpërmjet metaforave fantastike, imagjinare duke shfrytëzuar të mrekullueshmen. Ndjesia e habisë, siç thotë Borges, është nga ndjesitë më të forta që letërsia duhet të ngjalli. Ajo duhet ta ketë me doemos këtë forcë mrekullore. Një magjepsje prej fjalës e cila e mban dhe duhet ta mbajë gjithmonë gjallë dhe të mahnitur lexuesin në çdo çast.

Me eksperiencën e fituar deri tani me krijmet tuaja ku i shihni temat e së ardhmes, në botime të reja të mundshme?
Kjo është një pyetje e befasishme dhe shumë interesante. Askush nuk mund ta parashikojë një


Të fundit

Takim virtual me shkrimtarin Artur Spanjolli dhe një bisedë mbi letërsinë

Nga Fatmir Minguli Kishte kohë që ndiqja me interes krijimtarinë e shkrimtarit Artur Spanjolli, i cili jeton dhe punon në...

Vaksinë me gjithë rrezikun e inflamacionit të muskulit të zemrës?

Edhe pse vaksina e Modernas në vendet skandinave nuk do t'u jepet për momentin të rinjve, ekspertët rekomandojnë edhe më tej vaksinimin, kjo për...

Rama vendos vijën e kuqe: Nuk ka partiakë në administratë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e PS-së ku përveç vendimeve të marra në caktimin e drejtuesve politik në zona të ndryshme foli edhe...

Humbi betejën me Covid-19, ndërron jetë gazetari i njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare gazetari Artjan Tepelena. Shkak ka qenë COVID-19. Prej një muaji ai ishte i shtruar në Sanatorium. Lajmin e trishtë...

Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim Presidentin

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e ardhur nga Parlamenti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe pritet që të mbahet seanca publike. Çështja do...

Lajme të tjera

Web TV