Të vdekurit e gjallë që nuk gjejnë paqe!  

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Leonard Olli

Ndoshta, kjo sentencë mund të ishte edhe një tjetër titull për romanin e shkrimtarit kinez Yu Hua, “Dita e shtatë”, botuar nga shtëpia botuese “Albas”, shqipëruar me mjaft elegancë e natyrshmëri nga Albana Kozeli.

Si një udhëtim aligerian drejt së panjohurës së ‘botës tjetër’, por me një ndryshim ku udhëtari e personazhi kryesor, por njëkohësisht edhe tregimtari kërkon të gjejë vendin e vet, tashmë në botën e përtejme, edhe pse pak i hutuar për ‘statusin’ e ri. E nëse gjithçka fillon në një stil surrealist, në një botë të mjegulluar, shpejt fillon e bëhet konkrete, reale dhe e dhimbshme, tmerrësisht e mjerueshme. Me shume mjeshtëri, por edhe po kaq thjeshtësisht Yu Hua, nëpërmjet jetës së një individi, Yang Fei, që lindi rastësisht në banjën e një treni në lëvizje, e ra ndër shina dhe mbijetoi si një i birësuar.

Edhe pse narracioni vjen nga bota e përtejme, gjithçka lidhet me botën e vërtetë që rri aty diku sipër, e ashpër e cinike, ku edhe njerëzit e mirë, janë viktima të një sistemi që nuk njeh mirësinë.

“Dita e shtatë”, është një analizë  perfektë e shoqërisë së sotme kineze dhe problemeve me të cilat përballet ky vend stërmadh. Që nga shkëlqimi i milionerëve dhe pasanikëve të rinj e deri te mjerimi absolut. Nga kërkesat e luksit që përçon bota moderne e konsumit e deri te pamundësia absolute për t’ i gëzuar ato. Nga fuqia e të pushtetshmëve e deri te shkeljet më brutale të lirisë dhe të drejtave njerëzore. Gjithçka e bazuar në ngjaje reale, e të referuara nga personazhet që tashmë nuk janë më ‘anëtarë’ të kësaj bote. Shumë mjeshtërisht, Hua nëpërmjet ngjarjeve që ndodhin në një qytet të vogël e banorëve të tij, përcjell tronditshëm realitetin e shoqërisë se sotme kineze. Ngjarjet e dhimbshme të “Shtatë ditëve” sjellin para lexuesit korrupsionin shtetëror, pabarazinë e frikshme sociale, egoizmin dhe cinizmin, por edhe humanizmin. E ndoshta ky është edhe aspekti më balancues dhe frymëzues i këtij romani. Humanizmi dhe dashuria njerëzore që nuk na braktisin kurrë. Një i panjohur që rrit një të panjohur si fëmijën e vet e sakrifikon gjithçka për të. Një i dashuruar që sakrifikon gjithçka për të dashurën e vet. Një fëmijë i birësuar që humbet gjithçka për të shpëtuar atin adoptues, e mjaft ngjarje të tilla njerëzore.

Lexo edhe :  "Ishe drita e shtëpisë"! Ndahet nga jeta piktori shqiptar në moshën 30-vjeçare

Një libër që lexohet me një frymë e që të familjarizon me detaje me familjen kineze, me të rinjtë kinezë, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre, marrëdhëniet në çift, pothuajse çdo aspekt të jetës. Sigurisht, mjerimi nuk ka kombësi dhe molla e ‘ndalume migjeniane’ është një fenomen i shoqërive njerëzore, të viteve të shkuara e për fat të keq e viteve që do të pasojnë dhe ku pabarazia sociale vijon edhe aty, në botën e përtejme, në “tokën e ta pavarrosurve, që në të gjallë nuk mundë ta siguronin as mjetet apo të drejtën për të pasur një varr.

I lindur më 3 Prill të 1960, në provincën e Hangzhou, Zhejiang, pas debutimit në vitin 1983, Yu Hua, u konsiderua si një nga shkrimtarët më premtues avangardë të Kinës. Kritika e ka cilësuar si një kampion të shkrimit postmodernist të letërsisë bashkëkohore kineze. Ai ka shkruar 5 romane, 6 përmbledhje me tregime dhe mjaft ese. Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës si në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht etj.


Të fundit

Të vdekurit e gjallë që nuk gjejnë paqe!  

Nga Leonard Olli Ndoshta, kjo sentencë mund të ishte edhe një tjetër titull për romanin e shkrimtarit kinez Yu Hua,...

62-vjeçarja humbi jetën, zjarrfikësi: Banesës në Astir i vuri flakën djali i shtëpisë

Arjan Ahmetaj nga shërbimi zjarrfikës në Tiranë, ka konfirmuar se zjarri në Astir ka qenë i qëllimshëm. Sipas tij zjarri është vendosur nga djali, i...

Takim virtual me shkrimtarin Artur Spanjolli dhe një bisedë mbi letërsinë

Nga Fatmir Minguli Kishte kohë që ndiqja me interes krijimtarinë e shkrimtarit Artur Spanjolli, i cili jeton dhe punon në Itali prej shumë kohësh, që...

Vaksinë me gjithë rrezikun e inflamacionit të muskulit të zemrës?

Edhe pse vaksina e Modernas në vendet skandinave nuk do t'u jepet për momentin të rinjve, ekspertët rekomandojnë edhe më tej vaksinimin, kjo për...

Rama vendos vijën e kuqe: Nuk ka partiakë në administratë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e PS-së ku përveç vendimeve të marra në caktimin e drejtuesve politik në zona të ndryshme foli edhe...

Lajme të tjera

Web TV