“Tetori rozë”/ Ambasadorja Kim i bashkohet marshimit sensibilizues

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim i është bashkuar marshimit sensibilizues dedikuar ‘tetorit rozë’, me udhëheqëse shqiptare, të mbijetuara të kancerit të gjirit, dhe aktivistë komunitetesh. Të gjithë dje zhvilluan një ecje kundër kancerit të gjirit “Fjongo Rozë më Kujton”.

Me fjongon karakteristike, ambasadorja Kim është shoqëruar dhe nga deputetet e PD dhe të PS gjatë marshimit sensibilizues.

“Për të 13-in vit rradhazi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara me krenari ka mbështetur këtë aktivitet dhe fuqizimin e grave nëpërmjet shëndetit. Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit përqëndrohet në rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më shpejt dhe të jetojnë jetë të shëndetshme”, shkruan ambasada e SHBA.

Ambasadorja Kim i kujtoi pjesmarrësit se kjo sëmundje nuk do t’ia dijë sa e pasur je, nuk do t’ia dijë ku jeton, nuk do t’ia dijë nëse je e lumtur apo e trishtuar, ajo i ndodh të gjithave ne, mund t’i ndodhë të gjithave ne.

“Prandaj shpresoj që të gjitha ne do ta bëjmë mamografinë. Nuk është e këndshme por duhet ta bëni! Dhe shpresoj që të gjitha ne të nxisim mikeshat tona, mamatë tona, motrat tona, gjyshet tona, vajzat tona që të bëjnë një mamografi”, u tha Ambasadorja Kim.

Tetori rozë është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. “Fjongo rozë” është një simbol ndërkombëtar i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.


Të fundit

“Tetori rozë”/ Ambasadorja Kim i bashkohet marshimit sensibilizues

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim i është bashkuar marshimit sensibilizues dedikuar ‘tetorit rozë’, me udhëheqëse shqiptare, të mbijetuara të...

Arrestohet ish-kandidati i LSI për Tiranën Etjon Joka, akuzohet se bleu vota për zgjedhjet e 25 prillit

Etjon Joka, ish kandidati i LSI për deputet për Tiranën është arrestuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, pasi akuzohet se ka blerë vota në...

Prostitucion dhe trafikim të miturish në Spanjë, sekuestrohet pasuria e dy vëllezërve famëkeq në Tiranë

Janë sekuestruar pasuritë e 2 vëllezërve në Tiranë Arjel dhe Oltjon Legisi, njëri i arrestur e tjetri nën hetim në Spanjë për trafikim të...

“Mik i shqiptarëve”/ Ja kush është diplomati amerikan që pritet të emërohet ambasador në Serbi

Nominimi i diplomatit, Christopher Hill, për ambasador të ri amerikan në Serbi, është një sinjal se presidenti amerikan, Joe Biden, po dërgon në këtë...

“Më mirë të hidhem nga një shkëmb”/ Britney Spears armike fanatike e operacioneve plastike

Britney Spears e shpall veten armike fanatike të kirurgjisë plastike në postimin e saj të ri në Instagram. Ylli i popit po përfiton në...

Lajme të tjera

Web TV