Tragjedia e katërfishtë në Kavajë/ Mediat ruse publikojnë fotot e dy prej viktimave, nënë e bijë (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në hotel “Gloria Palace” në Qerret të Kavajës, ku katër turistë rusë u gjetën të vdekur në saunën e hotelit, dyshohet për shkak të asfiksisë. Ngjarjen e kanë ndjekur edhe mediat ruse, ku njëra nga ato ka bërë publike fotot e dy prej viktimave, nënë e bijë Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Në mediat ruse shkruhet se 58-vjeçarja vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në saunë. Në momentin kur u gjetën të vdekur ata ishin të veshur me veshje të përshtatshme për saunën, por nuk dihet saktësisht nëse u futën apo jo aty. Nga ana tjetër të afërmit e viktimave janë shprehur se asnjëri nga ata nuk konsumonte alkool apo lëndë narkotike. Dy viktimat e tjera janë Sergei Burenkov, 60 vjeç dhe Nikita Belousov, 37 vjeç.

Nga hetimet paraprake, policia dyshoi për ndonjë helmim, por nuk është gjetur asnjë provë që të vërtetojë diçka të tillë. Ata janë gjetur të pajetë nga punonjësja e hotelit dhe zbulimi i trupave u bë vetëm pasi kjo e fundit dyshoi për kohëzgjatjen e qëndrimit në sauna. Sipas një dëshmie, ata kishin një orë që kishin mbërritur në hotel. Ndërkohë policia ka zgjeruar pistën e hetimeve, pasi ka dyshime edhe për vrasje.

Të fundit

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Lajme të tjera

Web TV