Vajza e ministrit Peleshi pranon lidhjen me Romeo Veshaj: Jam xheloze, e dua shumë sepse…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Prej muajsh mediat kanë zbuluar se Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi janë në një lidhje, por ata vetë nuk kanë folur asnjëherë publikisht rreth marrëdhënies së tyre. Së fundmi ishte 19-vjeçarja ajo që theu heshtjen duke folur për romancën e tyre teksa ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’.

Aleksia nuk e kurseu një deklaratë të fortë dashuri duke thënë se aktorin e do me gjithë forcën dhe se ai i ngjan shumë me të atin, Niko Peleshi. Ajo tregoi se është shumë xheloze për Romeon dhe se e ekzagjeron shpesh me skenat e xhelozisë por nuk ndau me publikun asnjë episod.

“E vërteta është që Romeon e dua shumë. E dua me të gjithë forcën që kam për të dashur dikë. Ai është një nga ata njerëz, që në lutjet e mia në fund të ditës, falenderoj Zotin që është në jetën time. E dua sepse më kujton babain tim, dhe për mua ai është njeriu më i mirë në botë.”

E pyetur se cili ka qenë mendimi i saj i parë për Romeon ajo tha se fillimisht i është dukur më i mirë seç duhet por kur e njohu ishte djal tipik vlonjat.

Ndër të tjera, Aleksia sqaroi se lidhja e tyre nisi disa muaj pas Romeo ishte ndarë nga Jonida dhe e falenderoi këtë të fundit për urimin e bërë disa muaj më parë kur u shpreh se i uron jetë të lumtur çiftit.


Të fundit

Horoskopi ditor, 17 tetor 2021

Dashi E dini mirë se si duhet të veproni dhe nesër nuk do të hezitoni për ta bërë. Vetëbesimi është...

E pabesueshme, Icardi e bën sërish, tradhton edhe Wanda Narën! Ajo shpërthen: Një tjetër familje që e shkatërrove për një…

Wanda Nara dhe Mauro Icardi nuk janë më bashkë, ose të paktën kështu duket nga mesazhi i publikuar sot nga modelja argjentinase në rrjetet...

Angela Merkel vizitë lamtumire në Turqi/ Erdogan e ‘thumbon’: Je ankuar disa herë te unë! Atë që thua ti ma thotë edhe nipi im

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, ka zhvilluar vizitën e lamtumirës në Turqi, ku është pritur nga Presidenti Erdogan. Në takimin mes tyre nuk...

Putin ngacmon live gazetaren: Je shumë e bukur për të më kuptuar

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se një spikere e lajmeve amerikane ishte “shumë e bukur” për ta kuptuar atë në lidhje me një çështje...

Agron Gjekmarkaj: Nëse Berisha triumfon, unë do të largohem nga partia

I ftuar në një emision humori mbrëmjen e sotme, deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, i futur në listat e kandidatëve për deputetë nga Basha...

Lajme të tjera

Web TV