Kthjellime dhe rritje temperaturash, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme vendi ynë mbetet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Sipas Meteoalb parashikohet që vranësirat të jenë më të fokusuara përgjatë kufirit lindor. Ndërsa kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonën e ulët dhe në vijën bregdetare.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 21°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës, prej disa ditësh është përfshire nga masa ajrore të ftohta, te cilat kanë sjelle në vend stabilizim të kushteve atmosferike. Pritet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshëm në pjesën e dytë të ditës, por nuk parashikohet të ketë reshje në territor.

Maqedonia e Veriut

Deri në orët e mesditës, republika e Maqedonisë së Veriut mbizotërohet nga kthjellime dhe kalime e pakta të vranësirash. Ndërsa, orët e pasdites dhe në vijim sjellin nëpër territorin e Maqedonisë së Veriut zhvillim të lehtë të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonën Jug – Juglindore të vendit, por nuk do mundin të gjenerojnë reshje.

Të fundit

Horoskopi ditor, 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni me tepër rëndësi jetës intime dhe do provoni kënaqësi te...

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar që besojnë se dy...

Nga niveli i rrezatimit te stresi, ja pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës

Pasojat e përdorimit afatgjatë të teknologjisë moderne mund të mos dihen për një kohë të gjatë, pasi nevojiten kërkime afatgjata. Sidoqoftë, ajo që dimë tani...

Jeni gjithnjë të uritur? Fajësoni horoskopin, ja 4 shenjat më llupëse

Nuk është mister që forcat kozmike kanë një ndikim në marrëdhënien e shenjave të horoskopit me tryezën. Jupiteri simbolizon lidhjen me ushqimin. Ata që janë...

Lajme të tjera

Web TV