Nis ‘Maratona e Tiranës’, Veliaj: Mes vrapuesve, 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në nisje të Maratonës së Tiranës, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka mbajtur një fjalë përshëndetëse për të gjithë garuesit. Veliaj tha se në këtë maratonë marrin pjesë edhe 1 mijë veta nga 35 vende të ndryshme të botës, ndërsa në të ka dhe kauza të rëndësishme siç është ajo e refugjatëve.

“Faleminderit që keni mbushur Tiranën plot me gëzim, falenderoj ata 1 mijë veta që kanë ardhur nga 35 shtete të ndryshme. Ne jemi zyrtarisht të hapur dhe rikthimi i Maratonës pas dy vitesh mungesë është ndoshta shenja më e bukur e një Tiranë që do t’i rikthehet normalitetit dhe jetës aktive.

Shumica sot do vrapojnë për qefin e tyre, ndërkohë që kam një konsideratë të veçantë për një kauzë dhe një nga kauzat më të mëdha është “vrapo për refugjatët” , për të treguar se ne jemi një vend i hapur dhe nuk harrojmë nga ku kemi ardhur. Një respekt për këtë kauza jo vetëm për refugjatët që janë strehuar në Shqipëri por në të gjithë vendet. Vendi ynë me 144 nacionalitete të ndryshme është një derë e hapur për të gjithë”, tha Veliaj.

Të fundit

Të rinjtë zëvendësohen me pensionistë/ Kompanitë gjejnë zgjidhje te mosha e tretë

Bizneset po punësojnë pensionistë, për shkak të të rinjtë nuk preferojnë të punojnë për shkak të pagave të ulëta. Raporti...

U aksidentua në punë, vdes punonjësi i Bashkisë (Emri)

Gjatë mesditës së sotme ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, Eduart Balliu, i cili pësoi aksident gjatë punës pak ditë më parë. Balliu...

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit

WhatsApp, në një përpjekje për të revolucionarizuar aplikacionin, përfundoi duke zemëruar përdoruesit së fundmi, duke shtuar shkronja të mëdha në etiketat e saj “Online”...

Makinat bëhen copë-copë, aksident masiv te Kthesa e Rinasit, detajet e para

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit. Behet me dije se në aksident janë përfshirë disa...

Lajme të tjera

Web TV