Partizani harron shijen e fitores, mbyllet në barazim sfida me Kukësin në “Air Albania”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Partizani dhe Kukësi janë ndarë në barazim 1-1, në sfidën e vlefshme për javën e 5-të në Abissnet Superiore. Sfida e zhvilluar ishte me të vërtetë spektakolare, ku nuk munguan golat dhe rastet, por në fund nuk kishte një fitues.

Pjesa e parë ishte disi e qetë nga të dyja skuadrat, duke u mbyllur me rrjeta të paprekura. Në 45 minutat e dyta, skuadrat tentuan më shumë në sulm dhe u realizuan dy gola.

Fillimisht ishte Tedi Cara, i cili në minutën e 65-të, shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer një asist të Emiljano Mustës, për ta dërguar topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Partizanit.

Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 5 minuta, pasi në minutën e 70-të Feijao pas një krosimi të Milunovic, gjuan bukur me kokë dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

Të kuqtë kishin edhe disa raste të tjera për shënim, por portieri Tafas, nuk lejoi topin të shkonte në rrjetë. Kështu Partizani vazhdon të mos njohë fitore për këtë sezon në Superiore dhe pas javës së 5-të, mban vendin e shtatë me 4 pikë, ndërsa Kukësi i bashkohet Tiranës, Teutës dhe Egnatias në krye me 8 pikë.


Të fundit

Partizani harron shijen e fitores, mbyllet në barazim sfida me Kukësin në “Air Albania”

Partizani dhe Kukësi janë ndarë në barazim 1-1, në sfidën e vlefshme për javën e 5-të në Abissnet Superiore....

Zgjedhjet lokale në Kosovë, përfundon procesi i votimit

Ka përfunduar pa incidente të mëdha procesi zgjedhor sot në Kosovë. Qytetarët iu janë drejtuar kutive të votimit në 38 komuna, për t’i zgjedhur...

U raportua për sulm me granata në pikën kufitare Jarinjë, ja çfarë thotë policia

Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar lajmin se pika kufitare e Jarinjës është sulmuar me granata, por konfirmon se ka ndodhur një incident. Sipas një deklaraate...

“Po shkojmë drejt humnerës”, Papa Françesku kërkon një rrogë universale për të pamundurit

Papa Françesku thotë se është koha që të garantohet një pagë universale për çdo person në botë, në mënyrë që të pamundurit të sigurojnë...

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton del nga spitali

Ish -Presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton ka dalë nga spitali ku u trajtua prej ditësh për infeksion të traktit urinar. Clinton doli...

Lajme të tjera

Web TV