Dokumenti i rrallë/ Dalin në dritë poezitë shqip të shkruara me alfabet arab (Foto)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje
Gjuha shqipe është shkruar me alfabete të ndryshme që kanë qenë në përdorim në rajon. Në periudhën Osmane gjuhën shqipe e gjejmë të shkruar edhe me alfabet arab. Klerikët shqiptar shpesh herë na kanë sjellë tekse dhe shkrime me përmbajtje fetare në gjuhën shqipe.
Në këto dy fletë kemi pjesë ilahi në turqishten e vjetër dhe në shqip.
Karakteristikë është mënyra e të shkruarit shqip. Duke qenë me përmbajtje fetare, në shkrim kemi edhe fjalë me terminologji arabe.
Tek një nga poezitë: “Hadha ilahi arnavuça” – “Kjo është ilahi shqip”
Kaligrafia e përdorur është nesih. Teksti është ndarë në katër kolona. Ndarja e kolonave është bërë me një shenjë luleje me ngjyrë të kuqe. Vargjet janë të shkruara në dy rreshta. Ashtu si në gjuhën arabe janë shkruar vetëm bashkëtingëlloret, kurse zanoret vendosen sipas shqiptimit.
Si lexohet:
Jam ni vaiz ipa yxhret le t’vijë për thevap t’vet e kush t’do t’shejtit për her t’bin salavat
Kush t’do t’me nigjue se s’due me mpague se me ditë kijamet jardëm iban arasat.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave


Të fundit

Dokumenti i rrallë/ Dalin në dritë poezitë shqip të shkruara me alfabet arab (Foto)

Gjuha shqipe është shkruar me alfabete të ndryshme që kanë qenë në përdorim në rajon. Në periudhën Osmane gjuhën...

Manastirliu takim me drejtuesit e Inspektoratit Shëndetësor: Forconi kontrollet kundër Covid!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kërkon riorganizimin e inspektorateve dhe forcimin e kontrolleve anti-COVID në territor. Ditën e sotme, ministrja ka zhvilluar një takim...

Vdekja e ish-sekretarit Amerikan të Shtetit/ Ambasadorja Kim: I jepte presidentit këshillën e tij më të mirë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Powell, i cili humbi betejën...

Devijohet qarkullimi i automjeteve tek Unaza e re, ja si do të bëhet lëvizja

Mbrëmjen e së martës do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve....

Veliaj uron kryebashkiakun e ri të Torinos: Të gatshëm për të rinisur bashkëpunimin mes qyteteve tona

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka uruar Lorusso Stefanon, kryebashkiakun e ri të Torinos. Përmes një postimi në twitter, Veliaj shpreh angazhimin për të...

Lajme të tjera

Web TV