Incident diplomatik/ Lukashenko dëbon nga Bjellorusia ambasadorin francez

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ambasadori i Francës në Bjellorusi, Nicolas de Lacoste, është larguar nga shteti, pasi qeveria bjelloruse ka urdhëruar dëbimin e tij, ka raportuar agjencia e lajmeve, AFP.

Një zëdhënës i Ambasadës ka konfirmuar për agjencinë se, ambasadori francez është larguar nga Bjellorusia të shtunën.

Atij i është dhënë afat që të largohet deri të hënën.

De Lacoste 57-vjeçar, është dërguar me mision në Minsk në fund të vitit të kaluar.

Mediat lokale kanë sugjeruar se ai ka dështuar që të prezantojë kredencialet e tij te Aleksander Lukashenko.

Franca – sikurse edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian – nuk e njeh Lukashenkon si president, pasi zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe pretendimeve për shumë mashtrime në to.

De Lacoste është takuar me ministrin e Jashtëm bjellorus, Vladimir Makei, në dhjetor të vitit të kaluar, duke shmangur takimin me Lukashenkon.

Në një deklaratë për AFP-në, zëdhënësi i Ambasadës franceze, ka thënë se Ministria e Jashtme ka kërkuar që ambasadori të largohet deri më 18 tetor.

“Ai i ka thënë lamtumirë stafit dhe ka incizuar një video-mesazh për popullin bjellorus që do të publikohet në faqen zyrtare të Ambasadës”, ka thënë ky zëdhënës.

BE-ja e ka përsëritur vazhdimisht se nuk i konsideron të drejta, zgjedhjet e mbajtura në Bjellorusi, dhe ka vënë sanksione kundër regjimit të Lukshenkos.


Të fundit

Incident diplomatik/ Lukashenko dëbon nga Bjellorusia ambasadorin francez

Ambasadori i Francës në Bjellorusi, Nicolas de Lacoste, është larguar nga shteti, pasi qeveria bjelloruse ka urdhëruar dëbimin e...

Terapia që arrin shkatërrimin e tumoreve tek të sëmurët në fazën e fundit

Një trajtim i ri i kancerit mund të zhdukë përfundimisht tumoret tek pacientët e sëmurë, kanë zbuluar shkencëtarët. Sipas studiuesve në Institutin e Kërkimeve të...

E rëndë/ Shqiptari 29-vjeçar gjendet i vdekur në Itali

Një shqiptar 29-vjeçar, i quajtur Besmir Shala, u gjet i vdekur në një rrethrrotullim në Piza të Italisë. Ai po lëvizte me një skuter,...

Terrorizuan banorët duke qëlluar me armë zjarri në ajër, në pranga dy të rinjtë në Vorë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj në Vorë, pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Arrestimi i tyre është...

Ministrat e BE-së mblidhen sot në Luksemburg, ja çfarë do të diskutojnë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, në takimin e tyre në Luksemburg, pritet që të hënën, mes tjerash, të flasin edhe për situatën në...

Lajme të tjera

Web TV