Incidenti te “Çajupi”/ Drejtoresha e shkollës jep dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e gjimnazit “Çajupi” në Tiranë ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Shkak është sherri mes dy mësueseve të gjimnazit me karrige 10 ditë më parë, ndërsa njëri nga familjarët qëlloi me armë zjarri në ajër.

Dy mësueset të pezulluara, po hetohen në gjendje të lirë.

Pse më bëni shenja pas krahëve të mi”, ishte motivi i sherrit banal mes mësueseve të shkollës “Andon Zako Çajupi” asaj të Letërsisë Elida Qenami 46 vjeç dhe të Historisë Domenika Toptani 53 vjeç.

Në dëshminë e dhënë, mësuesja Elida Qenami deklaronte se gjithçka nisi një javë para sherrit në ambientet e shkollës kur e ka ndaluar Domenika, e cila i ka kërkuar llogari se “përse e shajnë pas krahëve”.

Injorimi nga ana e mësueses së Letërsisë ka bërë që ajo e Historisë të acarohet dhe t’i kthehet me ofendime, madje duke hyrë në detaje personale si divorci. Situata agravoi dhe dy mësueset që nisën sherrin futën në lojë të afërmit duke marrë përforcime.

Përplasja përfundoi në përdorimin e karrigeve e deri tek të shtënat me armë në një lokal pranë shkollës.

Të fundit

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype”...

Lajme të tjera

Web TV