Plator Nesturi: Kundërshtari më i fortë i Bashës nuk është Berisha, por humbjet e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhvillimet brenda Partisë Demokratike janë futur në një fazë përplasjesh të forta. Berisha ka zbritur në bazë dhe duket se po i merr territor Bashës, i cili deri tani aktivitetin e tij e ka kushtëzuar në aksin e shkurtër Parlament-zyrë. Megjithatë Basha ka filluar të çlirohet disi duke iu kundërvunë Berishës. Kush prej tyre deri tani është më në avantazh?

Zhvillimet në PD duhen parë në dy aspekte. Në atë që ndodh apo do të ndodhë për fatin e Berishësh dhe çfar sjell lëvizja e tij, dhe përtej kësaj, çfarë zhvillimet do të ketë vetë PD me apo pa Bashën në përbërje të saj. Duket se deri më tani analizat apo komentet që bëhen vënë në fokus vetëm çfar ndodh me Foltoren e inicuar nga Berisha, kush deputet i bashkohet dhe çfarë do të sjellë në të ardhmen e afërt kjo lëvizje. Pra do të arrijë të zbresë nga froni Bashën si bukëshkalë ndaj Berishës, apo kjo lëvizje thjesht do të prodhojë një fraksion, parti apo çarje të demokratëve. Fakti që sulmi ndaj Bashës bëhen si bukëshkalë dhe jo për të metat e tij në drejtim, vjen prej faktit se kjo lëvizje ka nisur menjëherë pasi shkëputi marrëdhëniet me Berishën, dhe se ish vetë Berisha që e nisi këtë lëvizje.
A kishte të meta drejtimi i Bashës më parë? Sa të duash dhe ish pikërisht kjo paqartësi që çoi nga një humbje në tjetrën. A kish abuzuar Basha me pushtetin si kreu i PD dhe kish përzënë shumë drejtues të tjerë në formën më antidemokratike? Patjetër që po, dhe që kjo ndarje solli pasojat e veta në uljen e votave të marra dhe në rënien e imazhit të vetë Bashës. Por gjithësesi, ndonëse tashmë po i numërohen njëmijë të zeza Bashës për mënyrën e drejtimit të tij, shpërfilljen e forumeve, mosfrenim për të ruajtur karrigën e tij pas çdo humbjeje dhe deri në pakt me Ramën, të gjitha këto nuk prodhuan as lëvizje dhe as frymë kundërshtuese. Më së shumti ishin kritikat mediatike të të përjashtuarve të rradhës, por ato nuk zunë vend as në anëtarësi, dhe madje as tek ish lideri që tashmë ka nisur fushatë shkatërruese për delfinin e vet, pasi ky i fundit i “doli nga besa” kur Departamenti i Shtetit e shpalli non grata.
Kundërshtari më i fortë ndaj Bashës nuk është Berisha, por janë humbjet e tij të njëpasnjëshme. Berisha e ka mbyllur ciklin, sado që këtë betejë e ka për të kënaqur sedrën e vet dhe se fuqia që mund të tregojë me bazën e PD mund ti garantojë një marrëveshje lehtësuese. Ndërkohë Basha, si i rritur nën hijen e Berishës, nuk e ka patur të nevojshme të ndjekë karrierën e politikanit që rritet duke dëshmuar karizëm përpara elektoratit. Ai u katapultua në krye dhe daljet e tij për të takuar qytetarët kanë të imponuara vetëm gjatë fushatave elektorale. Ndaj në përballjen me Berishën, në këtë fazë të parë kur beteja ish thjesht në salla të mbyllura me anëtarë, Berisha ka një avantazh. Por vijimi i betejës do të jetë në kryeqytet, në grupin parlamentar dhe këtu janë raportet e vërteta të pushtetit real. Për shumë arsye pjesa më e madhe e deputetëve nuk mund ti bashkohen Berishës ndërsa në kurriz ka damkën nga Departamenti i Shtetit. Këtë e di dhe vetë Berisha që po shtyn kohën e përplasjes nëpërmjet takimeve nëpër rrethe nga ku kërkon të ushtrojë presion. Këtë e kupton edhe vetë Basha që në këto ditë ka shtuar zërat kundërshtues ndaj Berishës dhe ndjekësve të tij, duke dëshmuar më siguri në atë çfarë deklaron.

Vetë Basha dhe mbështetësit e tij në grupin parlamentar afishojnë çdo takim me përfaqësues të huaj, edhe të niveleve politike të ulëta. Është taktikë e Bashës për të treguar se “ka mbështetje ndërkombëtare”?

Lexo edhe :  Një listë me parfume me aromë kokosi, që do të të kujtojnë gjithnjë pushimet

Padyshim që kjo është një taktikë mediatike djhe që kërkon të dëshmojë se sidoqoftë lidershipi i PD gëzon përkrahjen e ndërkombëtarëve. Gjithësesi kjo strategji i drejtohet bazës së PD, anëtarësisë së saj, ndërkohë që Berisha zhvillon Foltoren e tij në qytete të ndryshme. Po ashtu vërehet se janë shtuar dhe takimet që ndërkomebtarët po zhvillojnë në zyrën e Bashës. Dhe kjo është një përkrahje ndaj tij. Vetë ambasada amerikane ka përsjellë disa qëndrime që padyshim shkojnë në favor të Bashës, jo vetëm për qëndrimin e tij, por duke iu referuar edhe të ardhmes ku theksohet se do të punojnë së bashku. Të gjitha këto kanë ndikimin e tyre në rrjedhat e mëtejshme, sidomos në pozicionimet që do të kenë depuetët e PD.

Në PD po ndodh një lloj “katarsisi” tentativë për hapje, rithemelim në baza ideologjike dhe hapje për të rritur demokracinë brenda partisë, apo një lufte për të marrë “vulën e kryetarit” nga Berisha dhe Basha?

Tashmë në PD është luftë por ajo çfarë ka më rëndësi është jo se kush do të jetë fitues në një përballje Basha- Berisha, por si do të vejë më tej fati i PD. Në këtë aspekt nuk mund të flitet se ka një hapje apo katarsis të PD. Pra, nuk kemi ndonjë reformë që po zhvillohet në PD, por luftë midis dy kampesh. Në këtë luftë thjesht ka ftesa që dhe kundërshtarë të dikurshëm tu bashkohen rradhëve për të luftuar një kundërshtar të përbashkët. Ndaj nuk mund të themi se ka një hapje. Për shembull, në foltoren e djeshme Berisha nisi të miklojë deri Agron Shehun, një rival i Bashës për kreun, por që vetë Shehu u tregua kritik dhe ndaj vetë Berishës gjatë fushatës së tij. Po ashtu Basha mund të jetë i dëshiruar të ofrojë gjithkënd që ka larguar më parë veç për të patur aelat kundër Berishës. Atëhere, ku është katarsisi këtu?

Flamur Noka, deputet i PD është gati për titullin “non grata” nga partia e tij. Tërheqja e vëmendjes është një lloj largimi. Nëse do të largohen edhe deputetët e tjerë që kanë dalë kundër Bashës, çfarë pritet të ndodh në PD, e cila është forca e vetme përballë qeverisë? Dhe nëse humbim PD, çfarë ndodh në një shtet që forca mbetet vetëm në dorë të mazhorancës?

Po ju shqetëson fati i deputetit që po përmendni, por fati i një force politike nuk varet as nga një deputet as nga një grup deputetësh. E ardhmja nuk ndërtohet me çështje numrash që mbeten në kuvend por me gjetjen e forcës për tu ngritur dhe rritjes së besimit tek elektorati. Në këtë aspect është e vështirë për tu parashikuar, por mbase kjo çfarë po ndodh në PD mund të jetë një shtysë për të ridimensionuar të djathtën dhe për ta ngritur mbi baza modern dhe jo mbi frymëzime arkaike protestash pa bosht. Natyrisht që kjo kërkon kohën e vet. Nuk mund të ndodhë menjëherë. Ndoshta dikush mendon se kjo vjen nëse do të fitojë njëri apo tjetri në PD, dhe se ringritja do të varet nga Basha apo Berisha. Në fakt ky është vetëm fillimi dhe ringritja nuk mund të bëhet nga emra të përveçëm. Aq më tepër në fazën që ndodhet sot PD. Do të jetë një proçes i gjatë nëse do të kemi një rikthim vlerash. nëse do të ketë ngutje thjesht për emra kryetarësh, pema e PD do të thahet gradualisht.

Të fundit

Ekspertja e ekonomisë jep lajmin e rëndësishëm/ Pesë mënyrat për të rritur pensionin

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha ka folur për skemën e re të pensioneve që pritet të ndryshohet pas 10...

EMRAT/ Dalin fituesit për gradat në Policinë e Shtetit

Ka përfunduar procesi i tre fazave të testimit për gradat në Policinë e Shtetit dhe të gjithë aplikantët janë njoftuar për marrjen përfundimtare të...

“O palaço…”/ Meta hipën mbi SPAK, video që po bën xhiron e rrjeti

Ngjitja e Ilir Metës nëpër hekura dhe sharjet e tij në adresë të SPAK duket se janë marrë me sportivitet nga të gjithë. Këtë herë...

“25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë”

Nga Namir Lapardhaja Si argument kryesor, shkrimi i Doktorit kishte faktin se “vota e lirë e shqiptarëve u dhunua para se të hidhej në kuti...”,...

Se me cilin më ngjan ky stil i gazetarit italian!

Nga Frrok Çupi Me Berishën, kur ishte në pushtet, e di se ka ndarë ca para, nja 250 mijë euro edhe para syve të mi,...

Lajme të tjera

Web TV