“Vaksina e nevojshme për t’u mbrojtur”/ Gjykata Supreme e SHBA rrëzoi kërkesën e studentëve: Në auditorë kontakti i pashmangshëm

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në një kohë kur bota është përfshirë nga një kaos mendimesh kontradiktore lidhur me vaksinimin, Gjykata Supreme e SHBA ka rrëzuar një padi të studentëve të Universitetit të Indianës, në gusht të këtij viti të cilët kërkonin që të bllokohej politika e vaksinimit të detyrueshëm të Universitetit të tyre.

Padia

Ishin tetë studentë ata që iu drejtuan gjykatës me emergjencë dhe me argumentin se në këtë mënyrë do të cenohej integriteti i tyre trupor dhe se rreziqet që lidhen me vaksinat ishin më të mëdha se përfitimet e mundshme për grupmoshën e tyre. Kjo ishte padia e parë e ngritur në gjykatë kundrejt vaksinimit të detyrueshëm.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë

Gjykata vendosi se shkolla kishte të drejtë të ndiqte “një proces të arsyeshëm dhe të rregullt të vaksinimit në interesin legjitim të shëndetit publik për studentët, fakultetin dhe stafin e tij”.

Gjyqtari theksoi se studentët kanë shumë opsione të tjerë, si aplikimi për përjashtim, anulimin e semestrit, ndjekja e klasës përmes internetit apo edhe ndërrimin e universitetit.

Çështja shkoi edhe në Gjykatën e Apelit

Gjykata e Apelit u pajtua me atë të shkallës së parë.

Vendimi: Çdo universitet mund të vendosë se çfarë është e nevojshme për t’i mbajtur studentët e tjerë të sigurt në një mjedis me grumbullim të madh. Vaksinimi mbron jo vetëm personat e vaksinuar, por edhe ata që janë në kontakt me ta, dhe në një universitet, kontakti i ngushtë është i pashmangshëm.

Padi të ngjashme janë ngritur nga studentë dhe janë në prite për t’u gjykuar nga gjykatat, pasi po “luftohet” fortë kundër vaksinimit të detyrueshëm nëpër shkolla.

 


Të fundit

“Vaksina e nevojshme për t’u mbrojtur”/ Gjykata Supreme e SHBA rrëzoi kërkesën e studentëve: Në auditorë kontakti i pashmangshëm

Në një kohë kur bota është përfshirë nga një kaos mendimesh kontradiktore lidhur me vaksinimin, Gjykata Supreme e SHBA...

Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare nëna e analistit Fatos Lubonja

Këtë të martë ka ndërruar jetë nëna e publicistit të njohur Fatos Lubonja. Liri Lubonja e cila u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare, ka...

Ambasadori gjerman shkon në selinë e PD, takohet me kryedemokratin Basha

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka mbërritur disa minuta më parë në selinë blu për të zhvilluar një takim me kryedemokratin Basha. Sot pasdite...

Facebook zbulon investimin gjigand në Bashkimin Europian

Facebook po planifikon të punësojë 10.000 njerëz në Bashkimin Evropian për të zhvilluar një të ashtuquajtur “metaverse”. Një metaverse është një botë në internet ku...

Vdekja enigmatike e 4 turistëve rusë/ Mjekësia ligjore përfundon autopsinë, ja cili është dyshimi kryesor

Katër turistët rusë të gjendur të pajetë në ambientet e pishinës së brendshme të një hoteli në plazhin e Qerretit në Kavajë dyshohet të...

Lajme të tjera

Web TV