Sapo kishte dalë nga spitali/ 32-vjeçari përplaset me makinën, në gjendje të rëndë për jetën

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit pasditen e sotme. Ngjarja ndodhi në rreth-rrotullimin në afërsi të Urës së Goricës.

Në incident është përfshirë shpërndarësi i picave, i cili rrëshqiti me motorin e tij duke u përplasur me një automjet.

32-vjeçari, Erjon Gjeçi, mori plagë të rënda në kokë e trup pas përplasjes me asfaltin. Ai është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vetëm disa ditë më parë kishte dalë nga spitali ku kishte kryer një operacion.

Në polici u shoqërua për të dhënë deklaratën e tij drejtuesi i mjetit tip Volvo, Geri Sulkaj,24-vjeç.

Sipas policisë, shkak i aksidentit u bë shpejtësia me të cilën lëvizte shpërndarësi i picave.


Të fundit

Sapo kishte dalë nga spitali/ 32-vjeçari përplaset me makinën, në gjendje të rëndë për jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit pasditen e sotme. Ngjarja ndodhi në rreth-rrotullimin në afërsi...

Ish-deputetja e PS, Edlira Bode emërohet në krye të spitalit të Traumës

Spitali i Traumës apo siç njihet ndryshe Spitali Ushtarak në Tiranë, nga sot do të ketë drjetues të ri. Burime bëjnë me dije se...

Strategjia Kombëtare për Rininë, Rama në Durrës: Në projektbuxhetin e ardhshëm, financim për laboratorët e informatikës

Gjatë një konsultimi publik me nxënës edhe studentë nga e gjithë Shqipëria, për strategjinë e re kombëtare për rininë, Kryeministri Rama u shpreh se...

Angelina Jolie shfaqet në tapetin e kuq me 5 fëmijët e saj

Angelina Jolie është shfaqur në tapetin e kuq, si rrallë herë, së bashku me 5 nga 6-të fëmijët e saj në premierën e filmit...

Komisioni Europian/ Brukseli thirrje SPAK-ut: Kapni “peshqit e mëdhenj”

Drejtësia dhe organet e reja që dolën nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 janë në qendër të progres raportit që u prezantua sot nga...

Lajme të tjera

Web TV