Vdekja e katër turistëve rusë në Qerret është bërë publike edhe nga mediat ndërkombëtare.
New York Post shkruan për ngjarjen se “një familje prej katër anëtarësh u gjet e vdekur në një sauna vetëm një orë pasi u regjistrua në një hotel shqiptar”
Më tej jepen të dhënat e viktimave.
“Trupat e turistëve të identifikuar në raportet e mediave si Sergey Burenkov, 60 vjeç, së bashku me gruan Natalya Burenkov, 58 vjeç, nga Rusia, dhe vajzën e tyre Katya, 31, dhe Nikita Belousov, 37- thuhet se u zbuluan të Premten në fshatin Qerret nga një anëtar i stafit të hotelit i cili po dorëzonte porosinë e ushqimit të familjes.”