Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon numërimi, 21 komuna shkojnë në balotazh, ‘VV’ përballet me dy parti të mëdha më 14 nëntor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta të zgjedhjeve lokale të zhvilluara me 17 tetor.

Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në 17 komuna janë shënuar fitore të kandidatëve me mbi 50% të votave, ndërsa 21 komuna do të shkojnë në balotazh.

Bazuar në rezultatet paraprake të KQZ-së, PDK ka fituar katër komuna pa balotazh, Aleanca për AAK dhe LDK nga dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore pa balotazh.

PDK ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Hani i Elezit dhe Skenderaj.

 

LDK ka fituar në Pejë dhe Lipjan.

 

AAK ka fituar në Deçan dhe Suharekë.

Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Mirëpo përballja te shumica e komunave do të jetë në raundin e dytë, përfshirë edhe kryeqytetin.

LVV dhe LDK në balotazh do të përballen në pesë komuna: Prishtinë, Gjilan, Podujevë, Viti dhe Fushë Kosovë.

LVV dhe PDK në balotazh do të përballen në tri komuna: Prizren, Shtime dhe Kaçanik.

PDK dhe LDK në balotazh përballen në dy komuna: Vushtrri, Dragash.

LVV dhe AAK në Balotazh përballen në dy komuna: Gjakovë dhe Rahovec.

LDK dhe AAK përballen në balotazh në dy komuna: Istog dhe Junik.

PDK dhe AAK përballen në balotazh në Klinë.

Po ashtu në raundin e dytë do të ketë edhe disa përballje tjera:

Kamenica (Partia Socialdemokrate -LVV), Malisheva (Nisma-PDK), Mamusha (Partia Demokratike Turqve të Kosovës –KDTP dhe partia e Drejtësisë e Turqve të Kosovës – KATP), Gllogoci (PDK dhe Demokratët për Drenasin – DD), Kllokoti (Lista Serbe- Iniciativa qytetare Harmonia Popullore Serbe – GI SNS), Obiliqi (Iniciativa Qytetare për Obiliqin – IQO dhe LVV).

Lexo edhe :  Debati në Këshillin e Evropës/ Shumica e deputetëve e mbështesin Kosovën

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, do të mbahet më 14 nëntor.

Të fundit

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e...

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur...

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës...

Krisje mes çiftit/Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”nga halli që i ka zënë

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë duke aktruar një “film luftash”...

Kryemadhi përplaset me Metën: Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Deputetja e Partisë së Lirisë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së PL-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Ilir Metës në lidhje me...

Lajme të tjera

Web TV